Goli brilant i Curtis Jones ndaj Evertonit nga një kënd tjetër
280:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 05: Curtis Jones of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the FA Cup Third Round match between Liverpool and Everton at Anfield on January 05, 2020 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Curtis Jones vazhdon të jetë kryetema e mediave sportive në Angli falë golit fantastik që ia shënoi Evertonit në ndeshjen e Kupës FA. Duke iu falënderuar golit të 18-vjeçarit në Anfield në minutën e 71-të, Redsat vazhduan në raundin e katërt të kësaj kupe.
Jurgen Klopp inkuadroi një formacion të ri në takimin ndaj rivalit lokal dhe arriti ta mposhtte ekipin e Carlo Ancelottit. Talenti i Liverpoolit e pranoi topin nga Divock Origi nga jashtë zonës dhe goditi me të djathtë për ta ndalur topin në rrjetin e Jordan Pickfordit. Një tifoz i pranishëm në Anfield ka mundur ta kapë golin e mrekullueshëm të Jones nga një kënd tjetër dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























