Golden State fiton “nën gjilpërë” te Memphisi, sonte dueli i sezonit ndaj San Antonios (Video)

Golden State Warriors ka vazhduar rrugëtimin drejt thyerjes së rekordit të Chicago Bulls duke synuar 73 fitore, por këtë skuadra nga Oaklandi e ka bërë në fije të gjilpërës në ndeshjen e fundit ndaj Memhis Grizzlies, ekip të cilin e mposhti me rezultat 100-99.
Ndeshja ishte e nivelizuar gjatë gjithë pjesëlojëve, ku Memhpisi përkundër shumë lëndimeve dhe play offit të siguruar shfaqi lojë fenomenale ndaj Golden State që pushoi Bogutin.
Curry dështoi në këtë takim me vetëm 17 pikë dhe tri treshe të realizuara, larg mesatares së tij ideale, teksa shkëlqeu Draymond Green me double-double fantastik 23 pikë e 11 kërcime dhe duke u treguar në fund krucial bashkë me Barnes në këtë fitore të ngushtë.
Te memphisi katër lojtarë arritën pikë dyshifrore, por Matt Barnes shkëlqeu me double-double 24 pikë e 15 kërcime, i ndjekur nga Vince Carter, veterani me 15 pikë.
Golden State e siguroi fitoren krejt në fund falë Draymond Green dhe Barnes, teksa fitoi për vetëm një pikë.
Golden State Warriors tash ka 71 fitore dhe 9 humbje, e dy ndeshje të mbetura.
Për të thyer rekordin e Chicago Bulls, Golden State Warriors duhet që të mposhtë në dy ndeshjet e ardhshme San Antonio Spurs në Teksas dhe Memphisin në Oakland.
Dueli me San Antonion zhvillohet mëngjesin e të dielës (sot, 01:00) në AT&T Center, dhe mund të thuhet se është një prej atyre dueleve epokale. Nëse Golden State e fiton këtë duel, ka rastin të triumfojë ndaj Memphisit në shtëpi dhe të arrijë 73 fitore e rekordin e Chicago Bulls ta thyejë.
Por, San Antonio ka 39 fitore në shtëpi dhe ka dy ndeshje para vetes për t’u bërë ekipi i vetëm në histori pa humbje në shtëpi gjatë gjithë sezonit të rregullt. Edhe më parë San Antonio e ka mposhtur Golden Staten në folenë AT&T Center, andaj dueli që zhvillohet sonte do të jetë përcaktues se cili ekip do të thyejë rekord këtë sezon në NBA dhe cili do të hyjë në histori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës