LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni duan trofeun e Superkupës

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni duan trofeun e Superkupës
(Foto: basketbolli.com)

Njëra nga ndeshjet më interesante çerekfinale në Reload Superkupën e Kosovës në basketboll është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Dy skuadrat kanë filluar përgatitjet që disa javë dhe janë të gatshëm për turneun e Reload Superkupës. Basketbollisti i dalluar i Yllit, Samir Zekiqi ka folur për përgatitjet dhe Superkupën e Kosovës.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Normalisht që ishte një kohë e shkurtuar për të gjithë, por jemi duke bërë më të mirën që të luftojmë për trofeun e Superkupës dhe të vazhdojmë me angazhim dhe punë të mirë gjatë edicionit të ri në elitën e basketbollit të Kosovës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në edicionin e ri”, deklaroi Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.


Edhe Ponte Prizreni ka synime të mëdha. Basketbollisti i dalluar, Arti Hajdari, nënvizoi se, janë mobilizuar maksimalisht.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Tani kemi hyrë në javën e katërt të përgatitjeve dhe jemi mobilizuar si ekip, andaj edhe presim të tregojmë lojëra të mira në Superkupë. Shpresoj që Superkupa do të mbetet në Prizren. Gjithashtu me përgatitjet që kemi bërë, besojmë se do të kemi një paraqitje sa më të mirë në edicionin e ri në elitën e basketbollit”, deklaroi Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.

Orari

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori