Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë nesër (e premte) më 24 prill.

Me këtë rast, reperi i njohur Gold AG duke qenë se shquhet si një mysliman i devotshëm, së fundmi ka dërguar një mesazh për ndjekësit e tij.


Si i tillë, ai agjëron edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj në të cilin do të hyjmë nesër.

“Urime muaji i bekuar i Ramazanit. Faleminderit zot”, është përshkrimi që i ka vënë fotografisë së ndarë në Instagram.

Ndërkohë, urimet nuk kanë munguar edhe nga ndjekësit e tij - i cili vetëm në rrjetin e lartpërmendur numëron 632 mijë njerëz.

Gold AG edhe këtë vit ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore, ndonëse tani ka anuluar disa prej aktiviteteve për shkak të pandemisë.

"Sokoli" titullohet kënga e fundit e lansuar nga ai që tashmë ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve. /Telegrafi/