Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Në një intervistë për emisionin Prive, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, rrëfeu se lajmi për shtatzëninë e gruas e gëzoi atë jashtë mase.


Përkundër faktit që e dinte gjininë e fëmijës, Gold AG preferoi ta mbajë atë për vete, për të qëndruar larg syrit të keq.

“Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘qëlloi kështu apo qëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdo kush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdo kush që më njeh”, ka rrëfyer reperi.

dr.ermirashkodra 97966047 643280406259678 7552768385041694832 n

Gold AG dhe Ermira kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë pandemisë, teksa situata e krijuar nga COVID-19 ua pamundësoi që martesën ta zhvillojnë ashtu siç kishin planifikuar.

“Sa i përket martesës, nuk është që e kam menduar që do të bëhet pandemia. Planet për martesë janë bërë më herët para se me ndodhë pandemia, por kjo ndodhi për krejt dhe unë mendoja që mos po kalon. Sepse në fillim unë mendoja ndoshta është 2-3 javë ose një muaj dhe kalon”, ka theksuar më tej reperi.

dr.ermirashkodra 105559887 310789259933936 5870410058055148674 n 1

Gold AG gjithashtu ka theksuar se si një mysliman i devotshëm, fëmijën do ta rrisë me parimet e fesë. /Telegrafi/