Gold AG dhe Shkumbin Ismaili mund të realizojnë një tjetër bashkëpunim
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG ka lënë të kuptohet se mendon për një tjetër bashkëpunim me Shkumbin Ismailin.
Reperi, i cili njihet për bashkëpunime të shumta me kolegët e estradës, duket se po mendon për një tjetër duet.
Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Shkumbinin në Instagram duke aluduar për një bashkëpunim.
"Rendi është edhe një herë apo?", ka shkruar Ariani në postimin e tij.
Fotografinë e tyre të përbashkët e ka publikuar në InstaStory edhe Shkumbini.
Kujtojmë që dy këngëtarët kishin bashkëpunuar në verën e vitit 2012 me këngën "Lamtumirë".
Videoklipi i realizuar nga Urban Graphics është shikuar afro gjashtë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































