Golashënuesit më të mirë në Ligën Premier: 10 futbollistë në garë për Këpucën e Artë

Pritjes në futbollin anglez është duke i ardhur fundi, Liga Premier kthehet të mërkurën pas një pauze afro tremujore si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Natyrisht se ndjesia do të jetë tjetër, pasi që stadiumet do të jenë të zbrazëta, mirëpo një gjë që nuk ndryshon është gara për golashënuesin më të mirë.
Më poshtë jua sjellim listën e konkurrentëve për Këpucën e Artë në Ligën Premier:
Jamie Vardy

Leicester City, 19 gola, 117 minuta për gol
Pierre-Emerick Aubameyang

Arsenal, 17 gola, 136 minuta për gol
Mohamed Salah

Liverpool, 16 gola, 140 minuta për gol
Sergio Aguero

Manchester City, 16 gola, 88 minuta për gol
Danny Ings

Southampton, 15 gola, 134 minuta për gol
Sadio Mane

Liverpool, 14 gola, 149 minuta për gol
Marcus Rashford

Manchester United, 14 gola, 134 minuta për gol
Edhe një shans për tre të tjerë

Nën emrat e përmendur ndodhen edhe tre lojtarë me nga 13 gola të shënuar, të cilët megjithatë mbeten në garë: Raul Jimenez (Wolverhampton Wanderers), Tammy Abraham (Chelsea) dhe Dominic Calvert-Lewin (Everton).
/Telegrafi/


















































