Myrto Uzuni ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të Austin FC në udhëtim ndaj Los Angeles Galaxy me rezultat 1-2.

Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur në minutën e 40-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe dhënë avantazhin për skuadrën e tij.


Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 60-të, Uzuni asistoi edhe golin e dytë të Austin FC, të cilin e realizoi Wolf për 0-2.

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Uzuni konfirmoi formën e mirë që po kalon në kampionatin amerikan.

Ky ishte goli i dytë për Uzunin në këtë edicion të MLS, krahas dy asistimeve të regjistruara deri më tani.

Fitorja e mbrëmshme është shumë e rëndësishme për Austin FC, që po synon pozitat e larta në Konferencën Perëndimore.

Uzuni vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij dhe një element kyç për trajnerin në këtë sezon. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app