Godin humbi disa dhëmbë pas përplasjes me Neton (Foto/Video, +16)

Atletico Madridi fitoi ndaj Valencias me rezultat 1-0 në La Liga.
Në aspektin sportiv për skuadrën e Diego Simeones ishte një fitore dhe ndeshje shumë e rëndësishme.

Por, në aspektin shëndetësor për Diego Godinin ishte një takim për t'u harruar.
Mbrojtësi uruguaian në minutën e 47-të kishte një përballje të ashpër në ajër me portierin kundërshtar, Neto, dhe nga kjo humbi disa dhëmbë.

Ai menjëherë u zëvendësua nga Juanfran. Gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti për vendasit dhe as nuk e ndëshkoi portierin kundërshtar pasi gjykoi se ishte luftë për top dhe gjithçka ishte e paqëllimshme.

Minuta më parë Atleticos iu lëndua edhe mbrojtësi Stefan Savic dhe me shumë mundësi dyshja e qendrës do të mungojnë ndaj Malagas.
Golin për vendasit e shënoi në minutën e 59-të Angel Correa. /Telegrafi/


















































