Si duket shenjat blu verifikuese po bëhen trend në rrjetet sociale.
Gmail do të fillojë të vendosë një simbol blu pranë emrit të një dërguesi për të verifikuar identitetin e përdoruesit të atij e-mail, transmeton Telegrafi.
Në një postim në blog, Google thotë se funksioni supozohet të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë nëse emaili që ata kanë marrë është nga një burim legjitim apo nga një mashtrues.
Shenja e verifikuar bazohet në funksionin ekzistues të Treguesve të Markës për Identifikimin e Mesazheve (BIMI) të Gmail. Kjo kërkon që kompanitë të vërtetojnë se logoja e markës që ata përdorin si avatarin e tyre të postës elektronike supozohet t’u bëjë të ditur përdoruesve se logoja në të vërtetë u përket atyre. Kompanitë që kanë implementuar tashmë BIMI-n do të marrin automatikisht shenjën blu verifikuese.
Siç tregohet në imazhin e ofruar nga Google, duke vendosur kursorin mbi shenjën blu thuhet se “dërguesi i këtij emaili është i verifikuar”, se zotëron domenin dhe imazhin e profilit që po përdorin për të dërguar emailin.
Google vë në dukje se vërtetimi i emailit mund t’i ndihmojë përdoruesit dhe sistemet e sigurisë të “identifikojnë dhe ndalojnë mesazhet e padëshiruara”, duke lejuar gjithashtu dërguesit të “shfrytezojnë besimin e markës së tyre”.
Rrëmuja e shenjave verifikuese në Twitter ka qenë temë kohët e fundit, por të gjithë nga Tinder tek Pinterest në YouTube kanë disa versione të ikonës dhe së fundmi, Meta filloi një verifikim testimi me pagesë për llogaritë në Facebook dhe Instagram.
Shtimi i një shenje më të dukshme nga Google mund t’i ndihmojë përdoruesit të identifikojnë shpejt dërguesit e ligjshëm, veçanërisht nëse nuk e dinë se çfarë do të thotë logoja e miratuar nga BIMI e përfshirë në një email ose nëse është e ligjshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

A e shfrytëzoni shumë ChatGPT - këto mund të jenë pasojat negative të përdorimit të tepruar të tij

Netflix sjell cilësi më të mirë të imazhit – por jo për të gjithë

OpenAI vendos kufizime në mjetin e ri të gjenerimit të imazheve të ChatGPT

Motorola po përgatit telefonin më të qëndrueshëm deri më tani
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false