Një fëmijë ka rënë me karrocë në liqen, sepse gjyshja nuk i kushtoi vëmendjen e duhur, ngaqë po lante perimet.
Ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Kinë, por pamjet nuk ishin bërë publike.
Në video duket gruaja që bërtet pasi i ra njëvjeçari në ujë dhe një burrë që hidhet për ta shpëtuar fëmijën.
Gjyshja po kritikohet në rrjete sociale pasi nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur dhe më pas nuk u hodh vetë në ujë për ta shpëtuar.
Kur u hodh në ujë, burri e mori në krahë fëmijën dhe u sigurua që është mirë dhe e nxori nga liqeni duke ia dhënë gjyshes dhe një burri tjetër që ishte i pranishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=LFw5FUXjXmY