LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarit të Speciales iu vodh laptopi me të dhëna sensitive, Klinaku i OVL-UÇK-së: Nëse na vijnë këto të dhëna, fsheht nuk do t’i mbajmë

Gjyqtarit të Speciales iu vodh laptopi me të dhëna sensitive, Klinaku i OVL-UÇK-së: Nëse na vijnë këto të dhëna, fsheht nuk  do t’i mbajmë

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, ka shkruar të dielën se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur laptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.

Policinë franceze sipas gazetës, e kanë njoftuar banorët e ndërtesës, pasi kanë vërejtur se dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.

Gazeta shkruar se policia në vend-ngjarje kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë dhe nuk kishin vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një llaptopi.


Po ashtu, raportohet se gjyqtari pasi ishte njoftuar për këtë rast, pretendohet ta ketë neutralizuar (fshirë) përmbajtjen e llaptopit të tij prej larg, përmbajtje ato të cilat pretendohet se kishin të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, fshehtë nuk mbahen.

“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë? Edhe fshehtë nuk mbahen”, ka shkruar Klinaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori