Gjykatat dhe Prokuroritë janë të hapura, por ato po merren vetëm me raste urgjente siç janë: paraburgimet ose dhuna në familje.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, tha se janë në proces të planifikimit të hapave të mëtejmë, nëse gjendja aktuale e pandemisë vazhdon.
“Ne jemi duke bërë planin konkret se çfarë hapa të ndërmerren. Ardhja e lëndëve gjyqësore është shumë e vogël, do të thotë nuk kemi lëndë shumë që po vijnë në gjykata. Por, nëse kjo situatë vazhdon duhet të dimë se si të veprojmë. Ne do ta qesim planin në letër, nëse mundemi t’i mbajmë seancat gjyqësore përmes platformave të ndryshme online, sidomos, kur të pandehurit janë në paraburgim”, tha Çoçaj.
Çoçaj thotë se edhe në këto rrethana në të cilat po funksionojnë gjykatat, puna e gjyqtarëve po monitorohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Disa aktiviste për të drejtat e grave mbajnë në duar fotografi të viktimave të dhunës në familje. Foto nga arkivi.
Megjithatë, ai pranon se ka vonesa në shqyrtimin e disa lëndëve për shkak të pandemisë.
“Tani në këto rrethana duhet të jesh shumë i kujdesshëm nëse planifikon të mbash një seancë gjyqësore, a do të mund të arrish të sigurosh prezencën e të gjitha palëve në procedurë?”, tha Çoçaj.
Edhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës thonë se po punohet me kapacitet të përgjysmuar, por vetëm për çështje të natyrës së ngutshme.
Bahri Hyseni, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se puna që aktualisht po bëhet nga prokurorët po monitorohet Këshillit Prokurorial i Kosovës dhe se po shikohen mundësitë që të rritet vëllimi i punës online.
“Udhëzimet janë të qarta për të gjitha Prokuroritë, se si të veprohet në këtë klimë dhe jemi në përfundim të një plani operativ se si do të vazhdojmë tutje, në rast se vazhdohet kjo situatë që e kemi”, tha Hyseni.
Sistemin e mbajtjes së seancave online, avokati Tahir Rrecaj e sheh si të komplikuar dhe të vështirë.
Ai thotë se fillimisht vështirësitë do të paraqiteshin në aspektin teknik, e më pas edhe ligjor, pasi që, siç thotë ai, nuk do të mund të ofrohet një mbrojtje efektive për palët në procedurë.
“Për shembull, nëse do të duhej të dëgjohet dëshmia e një dëshmitari, i pranishëm duhet të jetë edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, ose avokati i të pandehurit, për ta kuptuar vërtetësinë e asaj që e thotë”, tha Rrecaj.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, mendon se në Kosovë masat e vetme që janë ndërmarrë deri tash janë klasifikimi i rasteve emergjente dhe puna në lëndë që mund të parashkruhen.
“Kosova në këtë kohë krize nuk ka arritur që me sukses të ndërmarrë masa efektive sa i përket monitorimit dhe qasjes efektive të monitorimit të rasteve gjyqësore nga ana e shoqërisë civile”, tha Mifaraj në një përgjigje me shkrim.
Edhe në Shqipëri sistemi i drejtësisë është duke funksionuar me kapacitete të limituar.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar opinionin publik se në kushtet kur situata me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19, vijon të jetë e pandryshuar, veprimet dhe shërbimet gjyqësore jo urgjente, pezullohen në të gjitha gjykatat.
Kurse, në Holandë sipas njoftimit nga Ministria për Drejtësi e Siguri sistemi gjyqësori është duke përdorur më shumë mjetet elektronike të komunikimit për rastet gjyqësore.
“Video-lidhjet tashmë po përdoren në procedurat gjyqësore”, ka njoftuar ministria.
Kjo ministri ka njoftuar se në të ardhmen, teknologjia dhe takimet përmes video online mund të përdoret më shpesh, për shembull, në mënyrë që avokatët ose palët në procedurë të mos kenë më nevojë të paraqiten personalisht në gjykata.
Kjo vlen edhe për personat e tjerë për shkak të kufizimeve të koronavirusit. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët