LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmon në gjykatë njëri nga nxënësit që ishte në autobus

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmon në gjykatë njëri nga nxënësit që ishte në autobus

Në Gjykatën e Pejës po vazhdon i mbyllur gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes së trefishtë të ndodhur në fshatin Gllogjan më 26 nëntor të vitit 2021, ku humbën jetën 2 nxënës dhe shoferi i autobusit.

Autobusi që po qarkullonte në rrugët e fshatit me nxënës, ishte sulmuar me kallashnikov.

Për këtë ngjarje tragjike Prokuroria po akuzon Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj.


Seanca e sotme gjyqësore u mbajt e mbyllur për publikun, pasi që ishte radha e një nxënësi që ishte duke udhëtuar në autobus për t’u dëgjuar si dëshmitar dhe i dëmtuar. Në atë kohë, ai ishte në moshën 16-vjeçare.

Përveç këtij dëshmitari, gjykata e pa të arsyeshme ta mbyllë seancën edhe kur dëshmoi gruaja e shoferit të vrarë G.Gj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, kjo vrasje është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj G.Gj., duke e lidhur këtë vrasje me vetëvrasjen e ndodhur të H.M. në vitin 2020, e cila është bija e të akuzuarit Halil Mehmetaj.

Sipas prokurorisë, për këtë vetëvrasje që kishte ndodhur në familjen Mehmetaj, këta të fundit e kishin fajësuar të ndjerin, shoferin G.Gj..

Halil Mehmetaj, sipas prokurorisë është betuar për hakmarrje tek varri i vajzës së tij kur e ka varrosur, duke vënë orën e dorës së tij në arkivolin e vajzës.

“Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, babai i 17-vjeçarit rrëfen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lexo po ashtu “Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, babai i 17-vjeçarit rrëfen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sipas dosjes, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për këtë.

Në këtë gjykim janë dëgjuar rrëfimet e prindërve të nxënësve të vrarë në natën kritike.

Beqë Hamzaj dhe Florim Mustafaj kanë dhënë rrëfimet e tyre për ngjarjen kritike që u humbi jetën fëmijëve të tyre.

Lidhur me hakmarrjen në fjalë për të cilën prokuroria po dyshon si motiv të vrasjes, Beqë Hamzaj kishte thënë se vrasja e fëmijëve ishte bërë për ta mbuluar hakmarrjen.

Mbrojtja e të akuzuarve këtë motiv e kishte cilësuar si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar sipas tyre në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.

Tutje, familja e nxënëses së vrarë dhe familja Mehmetaj janë kushërinj mes vete.

Në fund të dëshmisë së Florim Mustafaj, i akuzuari Halil Mehmetaj kishte thënë se nuk po besonte se ai (Florimi) kishte ardhur për të dëshmuar kundër tij.

“Nuk po u besoj as syve e as veshëve që Florimin e kam në cilësinë e dëshmitarit kundër meje, se e kam vëlla” – ishte shprehur ai para gjykatës.

Për këtë rast, provat të cilat prokuroria thotë se do e mbështesë akuzën e saj janë dëshmitë e dëshmitarëve, provat materiale, ku përfshihen skica, kamera të sigurisë e përgjime të bisedave mes të akuzuarve.

Akuza përfaqësohet nga prokurorja e rastit Sahide Gashi.

Rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Husaj-Rugova, Shaqë Curri dhe Leon Përlaska. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori