Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca ndaj Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Ai u përball me dëshminë e dëshmitarit Agron Ramadani, i cili para Gjykatës dha detaje të arrestimit të tij, burgjet në të cilat ka qenë, e maltretimet që i kishte përjetuar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit.
Dëshmitari tha se ishte arrestuar më 11.06.1998 dhe pastaj ishte dërguar në Burgun e Prishtinës në qelinë numër 1. Para hyrjes në këtë qeli ai tha se ishte maltretuar fizikisht për 30 minuta nga i akuzuari dhe dy persona tjerë: Zoran Koliq dhe Bradiq. Dëshmitari për këtë të fundit tha se nuk i kujtohej nëse ishte emër apo mbiemër.
“Pas tre ditësh (pas arrestimit) më kanë dërguar në Burgun e Prishtinës i cili është afër atë kohë me Zyrat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Ashtu është thirr atëherë. Pas dërgimit poshtë në qeli numër 1, para derës së qelisë më kanë maltretuar fizikisht për 30 minuta. Ata kanë qenë Dragisha Milenkoviq, Bradiq nga Obiliqi, dhe Zoran Koliq”, tha dëshmitari para Gjykatës.
Ai tha se qelia ka qenë përgjysmë me ujë dhe aty ka qëndruar për 10 apo 15 ditë, kurse maltretimet ai u quajti “shtazarake”.
Përveç përjetimeve në Burgun e Prishtinës ai foli edhe për përjetimet që i kishte pasur në Burgun e Lipjanit, në të cilin tha se kishte dëgjuar që kishte vdekur një njeri për shkak të maltretimve, por sot e asaj dite nuk e di për kë është fjala.
“Në burgun e Lipjanit kemi qenë 5 -6 vetë në një dhomë ashtu siç kemi mundur. Aty kemi dëgjuar britma në dhoma të tjera, dhe kemi dëgjuar që nga rrahjet një i burgosur ka vdekur. Në dhomën tonë, në katin e parë ku isha unë, ka hyrë një polic, i uniformuar dhe na ka pyetur: “A ka ndonjë të burgosur nga Drenica, dhe nga Fushë-Kosova?”. Askush nuk është përgjigjur. Ai u prezantua si Ilija nga Fushë-Kosova. Ka qenë i vjetër në moshë. Mbi 50-vjeç, afër. Në Burgun e Lipjanit sa kemi qëndru aty, ushqimi ka qenë ekstrem në mungesë, aty as bukë apo një bukë e kemi nda në 12 deri 13 pjesë. Kështu ka qenë gjendja në burgun e Lipjanit”, shtoi tutje ai.
Dëshmitari theksoi se në Burgun e Lipjanit kishte qëndruar dy herë; një herë para se ta dërgonin në Burgun e Dubravës dhe një herë pasi ishte transferuar nga ai i Dubravës në të Lipjanit.
Ai dha detaje edhe për rrugën që e kishte kaluar gjatë transferimit, arsyet e transferimit dhe dhunën që e kishte përjetuar.
“Kur na kanë kthy nga Burgu i Dubravës pasi ishte bombarduar, aty ishin zhvillu vrasje, masakra, aty nuk kishte kushte me qëndru në atë burg, dhe na kanë transferu në Burgun e Lipjanit. Në Burgun e Lipjanit aty na kanë pritë një kordon nga dy anët policë dhe gardianë të burgut të Lipjanit dhe gardianë që kishin ardhur nga burgjet e tjera të Serbisë, pasi që kemi zbrit prej autobusëve aty kanë fillu torturat, rrahjet, derisa kemi hy në pavijonet apo dhomat e Burgut të Lipjanit”, u shpreh ai para Gjykatës.
Ai tha se edhe sot e ka kokën e çarë nga maltretimet në këto dy burgje.
Ai tha se ishte arrestuar për shkak që kishte qenë një nga themeluesit e UÇK-së, dhe se para arrestimit të tij ishte truproje e Adem Demaçit, dhe veprimtaria e tij ishte pjesa informative përmes Demaçit dhe zonave të luftës të UÇK-së .
“Në atë kohë para arrestimit kam qenë truproje apo shef i sigurisë së Adem Demaçit. Veprimtaria ime ishte pjesa informative përmes Demaçit dhe zonave të luftës të UÇK-së“- u shpreh dëshmitari Ramadani.
Milenkoviq po akuzohet se në luftën e fundit, në vitin 1999, në cilësinë e personit zyrtar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit ka kryer veprime të cilat cilësohen si krime lufte ndaj popullatës civile
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 21.06.2023, e për arrestimin e tij ishte protestuar në Graçanicë.
Milenkoviq ishte sjellë më 22.06.2023 para Gjykatës së Prishtinës dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.
Milenkoviq akuzohet se pasi që janë transferuar të burgosurit nga Burgu i Dubravës në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit i ka detyruar të burgosurit të kalojnë përmes një kordoni dhe të njëjtit i kishte goditur me shkop, grushte dhe shqelma.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të burgosurit në mënyrë sistematike ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore, duke u torturuar, maltretuar, kanosur me jetë e kështu duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja në shëndet.
Përveç kësaj, mbi të burgosurit sipas dosjes së Prokurorisë ishte ushtruar edhe dhunë psikike.
Këto veprime, Milenkoviq akuzohet se i ka kryer në bashkëpunim me tre zyrtarë të tjerë ndër të cilët ish-drejtori i Burgut të qarkut të Prishtinës, Lubomir Cimburoviq, si dhe gardianët Predrag Bradiq dhe Milivoje Iliq.
Sipas prokurorit Atdhe Dema, këto veprime janë në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të Gjenevës.
Trupi gjykues i cili po gjykon këtë çështje përbëhet nga Kujtim Krasniqi – kryetar, dhe anëtarët Mentor Bajraktari e Arben Hoti. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht