Dëshmitari Hamdi Hyseni ka thënë se nuk mund të numërojë se herë e kanë rrahur gardianët kur ishte i burgosur në Prishtinë në kohën e luftës. Por, i kujtohet se me cilat mjete ishte ushtruar dhunë ndaj tij.
“Na kanë rrahur me shufra të hekurit, me shkop të bejsbollit dhe shufra të gomës, kush e ka provu e din”, ka shtuar ai.
Këtë deklaratë e ka dhënë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po gjykohet për krime lufte Dragisha Milenkoviq që ngarkohet në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit.
”Pothuajse çdo ditë më kanë rrahur, më kanë maltretuar të gjithë gardianët që kanë qenë ”, deklaroi Hyseni.
Ai ka thënë se ishte i arrestuar dhe ishte mbajtur për 46 ditë në dhomat e Sigurimit të Shtetit Serb.
Dëshmitari Hyseni tha se pas atyre 46 ditëve, e kanë dërguar në burg të Prishtinës, ku ka qëndruar nga 10 tetori 1998 deri më 27 mars 1999.
“…. Më kanë arrestu me pretekstin për terrorizëm, kam qenë i kidnapuar nga sigurimi i shtetit, 46 ditë më kanë mbajt në dhomat e sigurimit të shtetit”, ka deklaruar dëshmitari Hamdi Hyseni.
Ai deklaroi se sjelljet e të gardianëve nuk kanë qenë sjellje normale sa i përket institucioneve shtetërore, nuk duhej të përdorej dhunë e terror.
Gjithashtu, Hyseni ka thënë se kushtet sanitare dhe ushqimi kanë qenë të nivelit më të ulë t dhe se kanë mbijetuar nga ushqimet që u kanë sjellur familjarë në vizitë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se me të arritur në burgun e Lipjanit, në hyrje ka qenë një kordon i gardianëve në të dyjat anët rreth 30 gardianë.
Tutje, ai ka thënë se ka pasur raste kur gardianët i kanë nxjerrë të burgosurit nga dhomat e tyre në ora 10 të mbrëmjes, duke i rrahur vetëm që të krijojnë panik e tmerr.
Në pyetjen e mbrojtëses së të akuzuarit Dragisha Milenkoviq, avokates Jovana Filipoviq, dëshmitari Hyseni, ka thënë se gjatë kalimit nëpër kordone nuk kanë pasur mundësi dhe nuk kanë guxuar që t’i shikojnë në fytyrë gardianët.
Dëshmitari Hyseni tha se ka problem që të mbajë në mend emrat, por që të akuzuarin e ka njohur nga fotografitë të cilat i janë prezantuar në polici gjatë dhënies së deklaratës, në procedurën e hetimeve.
Tutje, në pyetjen e të akuzuarit Dragisha Milenkoviq, se pse nuk i ka paditur, dëshmitari Hyseni tha se pasi që ka mbetur gjallë nuk i ka interesuar më asgjë pasi që 6 muaj i kaluar nëpër mjekë.
“Mjekët më kanë thënë nuk ki jetë, po ka dashtë zoti e jam gjallë. Zoti m’ka rujt se këta kanë gju mem vra”, deklaroi Hyseni.
Po ashtu, Hyseni tha se ka qenë një gardianë serb i cili ka qenë më korrekt me të burgosurit, emrin e të cilit nuk e mbante mend por që thirrej me shkurtesë N “Mille”.
Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.
Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviq ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Risteski: Inspektorati i Tregut ka konstatuar parregullsi, marketet më të padisiplinuara mund të mbyllen

Vërshimet 26 qershorit në Dragash, kryetari i komunës akuzon Kurtin për mungesë të ndihmës

KOSM: Qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike, po mendojmë se si do të veprojmë tutje

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk