Për më shumë se dy vite, dhjetë investitorë të huaj kërkojnë drejtësi në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë. Bashkë me 1,112 biznesmen të tjerë kosovarë presin të zgjidhin telashet me korrupsionin, haraçin e burokracinë që përballen në Kosovë.
Në anën tjetër, janë vetëm 4 gjykatës të cilët merrem me këto lëndë dhe kjo, për njohësit e ekonomisë, paraqet dekurajim të investitorëve për të derdhur kapitalin e tyre në Kosovë. Gjithashtu është një nga telashet më të mëdha që përmendet në vazhdimësi, në të gjitha raportet vendëse e ndërkombëtare kur flitet për të bërit biznes.
Këto të dhëna për herë të parë i ka bërë të ditur Bajram Miftari, gjyqtar përgjegjës në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik.
Sipas procesverbaleve të kësaj mbledhjeje, të cilat i ka siguruar Gazeta Fjala, Miftari citohet të ketë thënë se aktualisht ky departament funksionon me katër gjyqtarë, katër sekretare juridike dhe tre referentë, si mbështetje administrative.
Në anën tjetër, janë gjithsej 1112 lëndë që kërkojnë zgjidhje nga katër gjyqtarë. “Po ashtu, kemi një mbështetje shumë të vlefshme nga USAIDI, me gjashtë zyrtarë, katër zyrtarë i kemi secili gjyqtar nëpër zyrë dhe dy zyrtarë të tjerë bëjnë koordinim e aktiviteteve dhe mbështetjen administrative. Për momentin, lëndë aktive kemi 1112 lëndë”, ka thënë Miftari.
Në vitin 2015, janë kryer 366 lëndë, ndërsa në vitin 2016, 622 lëndë. Sipas Miftarit, arsyeja pse kaq pak lëndë janë kryer në vitin 2015, ka qenë se departamenti ka operuar me 2 gjyqtarë, nganjëherë me 3, më vonë me 4 gjyqtarë.
“Në vitin 2015, kemi pranuar 622 lëndë, ndërsa në vitin 2016, kemi pranuar 634 lëndë. Tash, kur merren për bazë këto të dhëna, shihet se në vitin e kaluar, në vitin 2016, aq lëndë sa kanë ardhur në gjykatë, aq edhe i kemi kryer. Ndërsa, në Gjykatën e Apelit, i kemi 27 lëndë, në procedure”, thotë ai.
Bllokohen 7 lëndë të investitorëve të huaj
Prej 1112 lëndëve biznesore që kërkojnë zgjidhje në Gjykatën Themelore, 10 prej tyre janë investitorë të huaj. Deri më tani janë zgjidhur vetëm dy lëndë, një është në procedurë kurse 7 tjera presin në sirtarë.
Miftari tregon se me investitorët e huaj kanë problem bazike, siç është komunikimi dhe çështje tjera logjistike. “Çështjen e investimeve të huaja që i kishim 10 lëndë, ne jemi duke u munduar për t’i kryer këto lëndë me prioritet, 3 prej tyre janë kryer, por këto lëndë, zakonisht njëri prej bizneseve që zakonisht paditësi është nga bota e jashtme në komunikim me gjykatën me botën e jashtme, është bukur i vështirë. Janë disa rregulla që 6 muaj përpara duhet të dërgohet thirrje për seancë, duhet të bëhet përkthimi në çfarëdo gjuhe që të jetë pala, e kështu me radhë”, ka shpjeguar Miftari.
Deputeti Enver Hoti këtë trajtim ndaj investitorëve të huaj e quan jo serioze dhe dekurajuese.
“Kjo është joserioze dhe ne nuk mund të flasim tani për raste konkrete, por si opinion paraqet një dekurajim, së paku me gjendjen në investimet e huaja, është një çështje e cila ndikon shumë në këto investime, për të cilat, ne e dimë çfarë rëndësie kanë dhe si duhet të trajtohen”, ka thënë ai.
Sipas zyrtarëve të gjyqësorit, kryesisht problem me trajtim të lëndëve ka të bëjë me buxhetin e ulët që ndan Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen e Komisionit, i pranishëm ka qenë edhe Gëzim Bislimi nga Ministria e Financave, i cili ka treguar se rritja e buxhetit për KGJK-në vitet e fundit ka qenë shumë e vogël.
“Prej këtij raporti, shihet që ndarjet buxhetore për KGJK- në, në vazhdimësi, janë rritur. Kështu, në vitin 2016, ndarjet buxhetore janë rritur për 611000 euro, në krahasim me vitin 2015, edhe për kategori ekonomike, është i përcaktuar në kategorinë e pagave dhe mëditjeve dhe kjo shumë është 1.1 milion euro, është rritja më e madhe se sa në vitin 2016. Edhe në vitet e tjera, kemi pasur rritje të buxhetit. Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, kjo rritje është 1.7 milion, mirëpo ajo që duhet potencuar në këtë raport, është edhe nënshpenzimi, ku në vazhdimësi, KGJK-ja ka pasur nënshpenzim ose ka pasur suficit në ndarjen buxhetore”, thotë Bislimi.
Sipas tij, në vazhdimësi, Qeveria dhe Ministria e Financave e kanë mbështetur gjithmonë KGJK-në, në përgjithësi, sektorin e drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit edhe Ministrinë e Drejtësisë. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje