Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2023 e ka liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë, Skender Hysenin, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës.
Hyseni akuzohej se në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.
Sipas aktgjykimit të plotë të Themelores, thuhet se duke vepruar në zbatimin e drejtë dhe të saktë të dispozitave ligjore, me bindje të lirë, Gjykata në mungesë të provave ka ardhur në përfundim se me veprimet e tij, nuk është provuar se Hyseni ka kryer veprën penale.
Gjykata thekson se pohimi i Prokurorisë se Hyseni me dashje ka kryer veprën penale ishte vetëm një dyshim, i cili nuk ka mbështetje në asnjë provë të besueshme-relevante.
Sipas Gjykatës, nuk është kontestues fakti që i akuzuari nuk e ka deklaruar veturën e bashkëshortes më 14 gusht 2020 dhe kjo vërtetohet edhe me deklaratën e të akuzuarit dhe formularin e deklarimit të pasurisë. Por, kontestues thuhet se ishte fakti se ai me dashje nuk i ka paraqitur të dhënat në formularin për deklarim të pasurisë (nuk e ka deklaruar veturën).
Gjithnjë sipas aktgjykimit të Gjykatës, thuhet se nga dëshmia e zyrtarit të AKK-së, gjykata ka vërtetuar se të akuzuarit i është verifikuar pasuria sipas shortit. Aty thuhet se pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte kërkuar sqarim, brenda afatit prej 15 ditësh Hyseni i është përgjigjur personave zyrtarë lidhur me veturën pronë e bashkëshortes, të cilën nuk e ka deklaruar.
“Andaj, gjykata ka gjetur se në bazë të kësaj nuk është arritur të vërtetohet se i pandehuri Skender Hyseni e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet për shkak se nga dëshmia nuk është arritur të vërtetohet veprimet ose mosveprimet e të njëjtit a ishin të qëllimshme apo jo, nëse po cili ishte ai qëllim”, thuhet në aktgjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas shkallës së parë, nga administrimi i provave materiale dhe atyre personale, nuk është provuar se ekzistojnë elementet e veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.
Kjo sipas gjykatës pasi që vepra penale në fjalë kryhet vetëm me dashje dhe se nga provat e administruara dhe fjala përfundimtare e të akuzuarit Hyseni, nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.
“Se me mosveprimet e përshkruara në dispozitiv të aktgjykimit të aktgjykimit të të akuzuarit Skender Hyseni, me provat e proceduara e të cilave gjykata ua fali besimin, nuk u provua se ekzistojnë elementet qenësore të veprës penale për të cilën është akuzuar dhe se disa nga mosveprimet e saj nuk janë inkriminuese sepse me to nuk është fshehur asgjë e paligjshme”, thuhet më tej.
Aty thuhet se veturën në fjalë, bashkëshortja e Hysenit e kishte kaluar me autorizim në shfrytëzim të tre fëmijëve të tyre, sikurse vërtetohet edhe nga provat që gjenden në shkresat e lëndës- autorizimi i 1 marsit 2019 i dhënë në prani të noterit.
“… duke menduar se të njëjtën veturë nuk është e nevojshme për ta deklaruar dhe kjo ka qenë arsyeja e mosdeklarimit, pasi që ka qenë bindja e tij se nuk ka qenë i obliguar që të raportojë, pasi në formularin për deklarimi të pasurisë ka deklaruar me kujdes të gjitha pasuritë dhe dhuratat nga bashkëshortja, dhe se nuk ka pasur arsye të fshehjes së të njëjtës pasuri, po ashtu faktin se i njëjti brenda afatit ligjor është përgjigjur në kërkesën për sqarime të kërkuar nga ATK, e në të cilën është përgjigjur në mënyrë të saktë duke dhënë plotësime, sikurse që kërkon dispozita ligjore”, thuhet në aktgjykim.
Gjithashtu, në këtë vendim thuhet se duke pasur parasysh faktin se nuk mundi ta vërtetojë dashjen, gjykata ia ka falur besimin e plotë mbrojtjes së të akuzuarit Hyseni, pasi që e njëjta ka qenë në harmoni me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Andaj, në mungesë të provave bindëse dhe të pakontestueshme, Gjykata e liroi Hysenin nga akuza.
Ndryshe, për këto akuza, Skender Hyseni, ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 12 janar 2022.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 23 shkurtit 2022 e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit me arsyetimin se provat e grumbulluara japin bazë të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe ka bazë për ngritjen e aktakuzës aktuale.
Kundër këtij aktvendimi, brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Podvorica për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Ndërsa, Prokurori i Apelit kishte propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, kurse aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.
Kurse, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj të akuzuarit Hyseni, kurse kërkesa e avokatit Podvorica është refuzuar si e pabazuar.
Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Skender Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës