LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Posaçme në Shqipëri mbyll çështjen ndaj Adriatik Llallës pas kërkesës së SPAK-ut

Gjykata e Posaçme në Shqipëri mbyll çështjen ndaj Adriatik Llallës pas kërkesës së SPAK-ut

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për pushimin e çështjes ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llallës për fshehje pasurie.

Sipas Euronews Albania, ish-kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje të ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje, SPAK kërkoi pushim të këtij hetimi.

Disa muaj më parë Apeli i Posaçëm e dënoi Llallën me 2 vite burg për tre vepra penale, përfshirë fshehjen e pasurisë. Gjithashtu, atij ju sekuestruan edhe 11 mijë m2 tokë arë dhe 1 apartament.


SPAK kërkon pushimin e hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla
Lexo po ashtu SPAK kërkon pushimin e hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Llalla është i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018, Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Llallës dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në SHBA.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, ish-kryeprokurori dyshohet të mos ketë deklaruar pasuri në tre raste.

Më konkretisht ai ka fshehur një shumë prej 7,400 dollarë të shpenzuara në SHBA, për lindjen e djalit të tij. Episodi tjetër është një shumë për ndërtimin e një banese, ndërsa episodi i tretë ka të bëjë me disa shpenzime të kryera në Gjermani, për shkollimin e vajzës.

Në fillim të dhjetorit Adriatik Llalla u arrestua në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori