Gjykata e Lartë nuk mund të vendosë për kërkesën e PSP-së, dokumentacioni nuk është i plotë

Gjykata e Lartë deklaron se nuk mund të vendosë për kërkesën e PSP-së për mbrojtje të ligjshmërisë rreth lëndës ''Talir'', pasi që nuk është e plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata kërkon urgjentisht nga PSP-ja që të kompletojë dokumentacionin, kurse kjo e fundit përgjigjet se sa më parë do t'i kërkojnë vendimet e Gjykatës penale për refuzimin e kërkesës për ngrirje të pronave të OBRM-PDUKM-së.
Përndryshe, Katica Janeva tha se nuk do të ketë aktakuzë për lëndën ''Talir'', por që do të vazhdojë me hetimet rreth financimit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































