Gjykata e Lartë e Greqisë ka rënë dakord të ndalojë një parti të djathtë greke të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit, të planifikuara për t’u mbajtur më 21 maj.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, gjykata vendosi të martën me një shumicë prej nëntë me një për të mbështetur amendamentet e miratuara nga parlamenti në shkurt, të cilat skualifikojnë partitë e udhëhequra nga politikanë të dënuar për vepra të rënda penale, si dhe ato që nuk do t’i shërbenin funksionimit të lirë të kushtetutshmërisë [të Greqisë]”.
Sipas këtyre kushteve, ish-ligjvënësi i burgosur Ilias Kasidiaris dhe Partia e tij Greke nuk do të lejohen të marrin pjesë në votim.
Ndalimi, i mbështetur gjerësisht nga partitë kryesore politike të Greqisë, ndodhi pavarësisht nga një ndryshim “i minutës së fundit” në udhëheqjen e Partisë Greke.
Ish-ndihmës prokurori i Gjykatës së Lartë, Anastasios Kanellopoulos, 75 vjeç, zëvendësoi Kasidiarisin muajin e kaluar si kreu i Partisë Greke dhe njoftoi planet për të rishikuar statutin e partisë.
Vendimi për ndalim pjesëmarrjeje në zgjedhje mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi partia fituese ka të ngjarë ta ketë më të lehtë të formojë një qeveri të re me më pak parti të përfaqësuara në legjislaturën kombëtare.
Kryeministri konservator Kyriakos Mitsotakis po kërkon një mandat të dytë në zgjedhje. Partia e tij e qendrës së djathtë Demokracia e Re (Néa Dimokratía) kryeson në sondazhet e opinionit, por nuk ka gjasa të arrijë një fitore të plotë.
Lideri nacionalist, Kasidiaris, themeloi Partinë Greke pasi u dënua me 13 vjet burg në vitin 2020.
Ai u dënua si anëtar drejtues i një partie ekstreme të djathtë, Agimi i Artë (Chrysí Avgí), për vrasjen e reperit Pavlos Fyssas dhe krime të tjera duke përfshirë vrasjen, sulmin dhe drejtimin e një organizate kriminale.
Ai u dënua me 13.5 vjet pas hekurave, por ka komunikuar me mbështetësit e tij përmes mesazheve zanore nga burgu dhe një kanali në YouTube me më shumë se 120,000 ndjekës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës