LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit i vërteton dënimin të akuzuarit për terrorizëm

Gjykata e Apelit i vërteton dënimin të akuzuarit për  terrorizëm

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore ndaj të akuzuarit për terrorizëm A.M, i cili ishte i dënuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë me 4 vjet burgim.

“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar  te enjten me 18.04.2016, si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit A.M., i cili ishte dënuar  nga ana e gjykatës se shkalles se parë me 4 vjet burgim, si fajtor për veprën penale: Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste (neni 143 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës)”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim theksohet se kolegji penal vlerëson se pretendimet ankimore të avokatit mbrojtëse janë të pa bazuara, për arsye se i akuzuari vullnetarisht e ke pranuar fajësinë, ndërsa me këtë pranim nuk është shkelur  ligji penal në dëm te tij.
“Po ashtu Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkalles se parë drejt ka vërtetuar se i akuzuari ka marrë pjesë dhe i është bashkangjitur grupit terrorist në Siri të quajtur “Jahbat Al Nusra”, prej datës 04.09.2013 gjer me 27.10.2013. Për këto dhe arsye tjera Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi i Gjykatës  Themelore në Prishtinë, i datës 06.10.2015, të vërtetohet”, thuhet në njoftim./Telegrafi/