LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit: Materialet që dalin nga përgjimet, mund të përdoren si dëshmi në rastin ‘Shuplaka’

Gjykata e Apelit: Materialet që dalin nga përgjimet, mund të përdoren si dëshmi në rastin ‘Shuplaka’

Gjykata e Apelit e ka bërë të vlefshme ankesën e Prokurorisë Speciale Publike të vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendrës në qershor 2013 dhe ka sjellë vendim se dëshmitë e dalura nga materialet e përgjimeve, mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjykata e Apelit-Shkup më 04.08.2017 ka sjellë vendim me të cilën e bën të vlefshme ankesën e PTHP-së për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilët dalin nga përmbajtja e paligjshme të ndjekjeve të komunikimeve-Shkup dhe ka ndërprerë vendimin e sjellur nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup me të cilën nga faktet e lëndës janë ndarë materialet e inçizuara si dëshmi për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Ndër të tjera, sipas komunikatës, me ketë vendim dëshmitë e dalura nga materialet e përgjimit mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale.


Në këtë rast, të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe një këshillëtar i OBRM-PDUKM-së.

Rasti njihet si ”Shuplakat për Zhernovskin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori