Është absurde dhe e pakuptimtë të flitet për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, pasi kufiri nuk ekziston, e ai për ne as që do të ekzistojë ndonjëherë, thotë Marko Gjuriq.
Drejtori i Zyrës për Kosovën për B92 ka thënë se për Beogradin ekzistojnë vetëm bisedimet eventuale që do t’iu ndihmonin njerëzve të qarkullojnë e të mos presin në kolona, transmeton Koha.net.
“Prishtina ndalon automjetet, po krijon kolona që të tregojë se ka shtetësinë e vet, ajo është vijë administrative dhe vetëm për të mund të bisedojmë”, ka thënë ai.
Gjuriq ka theksuar se”kjo qeveri ka fituar një trashëgimi të rëndë sa i përket Kosovës dhe se gjithë kohën po përpiqet ta zbusë atë që i është lënë përfshirë edhe transferimin e dialogut nga KB BE”.
Në pyetjen nëse New Yorku është vendi i duhur ku Serbia thekson qëndrimet e veta për Kosovën, Gjuriq thotë se vetëm ashtu “i gjithë opinioni ndërkombëtar njihet me gjendjen e vërtetë”.
“Pozita e Kosovës është e bazuar në rezolutën 1244 të KB-së dhe për këtë arsye New – Yorku është vendi ku duhet biseduar për të dhe vendi nga ky e njohim botën për problemet e Kosovës” , ka thënë Gjuriq.
Ai ka theksuar se, për Beogradin janë të papranueshme paralajmërimet e ndryshimit të formatit të bisedimeve nga Prishtina dhe se Serbia pret më shumë nga bashkësia ndërkombëtare.
“Nëse jemi marrë vesh që të gjitha t’i zgjidhim në tavolinë, nuk bën që dikush pas shpine ta shtyjë Kosovën në UNESCO, në organizata ndërkombëtare e ne të bëhemi të mos shohim. Bisedimet kurrë nuk kanë qenë të lehta, do të bisedojmë me përfaqësuesit e shqiptarë të zgjedhur legalisht, por për ne është me rëndësi të fillojnë së zbatuari marrëveshjet”, ka thënë Gjuriq.
Duke theksuar se Serbia është e gatshme të bisedojë edhe për të ardhmen e dialogut, Gjuriq ka thënë se “besimi në bashkëbisedues është luhatur”.
“Nuk kanë treguar gatishmëri që të zbatojnë ndonjë gjë. Vetëm shfrytëzojnë rastin që t’i fryjnë retorikës nacionaliste”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se faktorët ndërkombëtarë në këtë situatë duhet ta tregojnë kredibilitetin e vet
“Ata duhet të kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve. Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me marrëveshjen, neve as na detyron dhe as na intereson vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne, sikur dhe Prishtinën, na detyrojnë marrëveshjet e nënshkruara, të tjerat janë trika që nuk vlejnë “, ka thënë Gjuriq.
Më pyetjen se si nga “5:0 në Bruksel”, Serbia arriti në 0:2 me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA, Gjuriq ak thënë se nuk duhet “folur në mënyrë cinike për bisedimet e gushtit”.
“Kjo është krejtësisht diçka tjetër, kjo kurrë nuk ka qenë pjesë e bisedimeve, këtu shkelet e drejta ndërkombëtare, statutet e UEFA- e të FIFA –s dhe Serbia e FFS do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj”, ka thënë Gjuriq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit