LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: “Open Balkan” do ta kthente Malin e Zi nën Serbinë e Madhe

Gjukanoviq: “Open Balkan” do ta kthente Malin e Zi nën Serbinë e Madhe

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq po vazhdon të këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partia e të parit të shtetit të Malit të Zi, DPS, muaj më parë ka votuar për shkarkimin e kryeministrit, Dritan Abazoviq.

“Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq, raporton b92.


Siç theksoi ai, Mali i Zi po përjeton krizën më të rëndë në historinë e re, e cila filloi në vitin 2015 dhe u nxit nga ato qendra që nuk e pëlqejnë Malin e Zi evropian dhe civil.

Ai ka deklaruar se shtetin malazez, përmes Open Balkan, dëshironin ta devijonin nga rruga euroatlantike dhe ta kthenin nën Serbinë e Madhe.

“Kriza aktuale është edhe politike dhe e sigurisë, institucionale, financiare dhe ekonomike. Është një agresion i poshtër që dëshironte ta nxirrte Malin e Zi nga konstelacioni politik evropian dhe euroatlantik dhe ta kthente atë përmes të ashtuquajturës programi ekonomik, “Open Balkan” në Serbi të Madhe, nën ombrellën e sigurisë së “Rusisë së Madhe”, tha Gjukanoviq.

Ndryshe, Abazoviq u shkarkua pas arritjes së Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Kalo në kategori