LAJMI I FUNDIT:

 Gjuha e ashpër politike, PDK dhe LDK nuk e durojnë njëra tjetrën

 Gjuha e ashpër politike, PDK dhe LDK nuk e durojnë njëra tjetrën

Gjuha e ashpër politike, akuzat e fyerjet, janë bërë tashmë retorikë standarde e polemikave qoftë në mes liderëve politik apo subjekteve rivale politike.

Ditëve të fundit, dy partitë më të mëdha në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, nuk kanë kursyer njëra tjetrën nga kritikat nga më të ndryshmet.

Përplasjet kanë shpërthyer kryesisht pas formimit të grupit negociator për bisedimet politike me Serbinë në Bruksel dhe përfshirjes së njërës nga partitë politike opozitar në këtë grup negociator.


Derisa, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës u kanë bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të jenë pjesë e këtij grupi, por të dyja ato e kanë kundërshtuar përfshirjen e tyre në këtë grup negociues.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar LDK-në duke thënë se ajo vepron sipas orkestrimeve të Albin Kurtit.

Kurse, si kundërpërgjigje, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi ka theksuar se ‘Kadri Veseli është provokator sa është edhe Serbia’.

Mes tjerash në shkrimin e tij, Mustafa ka thënë se “as Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty këtë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend”.

Duke u nisur nga deklarata të tilla në nivel të kryetarëve të partive, por që në nivele më të ulëta partiake janë të përditshme, analistët, politik konsiderojnë ato mund të kuptohen si një betejë politike dhe luftë për vota.

Analisti Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ashpërsimi i fjalorit politik mes PDK-së dhe LDK-së është një politikë për konsum të brendshme dhe ato nuk duhet të merren seriozisht.

“LDK-ja dhe PDK-ja e njohin mirë njëra tjetrën dhe se vazhdimisht gjatë gjithë kohës kanë qenë në koalicion. Kështu që këto përplasje përtej idesë së njërës parti ose partisë tjetër për të kundërshtuar dialogun në vete përmbajnë edhe pjesën e betejës së luftës politike dhe betejës për vota, betejë për elektorat dhe betejës që njëra të qëndrojë në pushtet dhe tjetra të vijë në pushtet”, tha Mushkolaj.

Ai thotë po ashtu se sa i takon procesit të dialogut, LDK-ja ka ashpërsim të fjalonin politik, por nuk ka një qëndrim të qartë për këtë proces.

“Kështu që deklarata të tilla janë më shumë për konsum polik, shto këtu edhe rezultatet e ndonjë sondazhi të porositur partiak ,siç ishte ai i fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, ku LDK-ja del partia e parë. Natyrisht që LDK-ja do ta shfrytëzojë këtë situatë për konsum politik për elektoratin e vet, por anën tjetër, unë nuk jam i sigurt që LDK do ta mbajë ketë qëndrim që e ka tash për dialogun deri në fund”, tha Mushkolaj.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se dialogu me Serbinë, do të duhej të unifikone edhe më shumë spektrin politik në Kosovë dhe jo të ketë përçarje. Ai ka deklaruar se proceset në të cilat është duke kaluar Kosova, LDK-ja dhe Vetëvendosje janë duke i përdorur për egot e tyre për pushtet.

Analisti tjetër, politik Ismail Hasani konsideron se ashpërsimi i fjalorit politik nga drejtuesit e partive politike, paraqet edhe mungesë të kulturës politike.

“Këto janë përpjekje për të fituar në elektorat. Janë në të njëjtën kohë edhe mungesë e sensit politik për të komunikuar në mënyrë normale qoftë si parti që ke pushtetin aktual qoftë si parti që je partia më e madhe në këtë rast LDK-ja që është në opozitë. Do të thotë nuk u shkon për shtati as njërës e as tjetrës”,tha Hasani.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës disa herë kanë mbajtur pushtetin me koalicionet e tyre në bashkëqeverisje. Por, në momentin kur përfundon bashkëqeverisja ato rinisin ‘armiqësinë’.

Analisti Hasani thotë se veprimet e tilla nuk do duhej të ndodhnin në dy prej partive më të mëdha në vend.

“Përmes paraqitjeve të tyre ka terem prezhorative, ka terme të cila nuk i bëjnë mirë Kosovës, kur dihet se këto dy parti kanë rendësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës sepse në mënyrë absolute përbejnë shumicën e elektoratit në Kosovë”, tha Hasani.

Analistët politikë thonë se Kosovës tani i nevojiten një përpjekje e brendshme për të gjetur rrugën më të mirë për t’u përballuar në dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, kjo çështje është kryesore dhe duhet të bëhen të gjitha përpjekjet nga të gjitha subjektet politike në vend.

Ekipi negociues i Kosovës ka në përbërje përfaqësues të Qeverisë, apo partive të koalicionit qeverisës, si dhe përfaqësues të subjektit opozitar Partia Socialdemokrate.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës parashtron kritere dhe kushte të veçanta sipas së cilave, ajo do të mund të përfshihej eventualisht në kuadër të procesit të negociatave me Serbinë.

Para së gjithash, LDK-ja, sipas zyrtarëve të saj, kërkon që Ekipi negociues të ketë një legjitimitet të plotë institucional e kushtetues në Kosovë dhe së dyti, që negociatat t’u përmbahen parimeve të vendeve të Quint-it, duke preferuar që aty garantuese të procesit të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtaret e Lidhja Demokratike e Kosovës thotë po ashtu se nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues të cilët siç thotë ajo ofendojnë, gënjejnë e shpifin. zyrtaret e LDK-se kanë thënë se “Kosovës nuk i nevojitet kurrfarë ekipi i unitetit në kohën kur i ka të gjitha institucionet kushtetuese”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori