LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së: Qeveria Kurti s’ka shënuar asnjë sukses, propaganda dhe mashtrimi e vetmja punë që dinë ta bëjnë

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit duke thënë se ka tri vite që i ka fituar zgjidhjet dhe nuk ka shënuar asnjë sukses.

Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka deklaruar se propaganda dhe mashtrimi janë e vetmja punë që di të bëjë Qeveria Kurti.

“Kjo qeveri ka tri vite që i ka fituar zgjedhjet se s’mund të shquhet për asnjë punë. Është shumë e vështirë të ia listosh tri suksese. E dyta, kjo qeveri të vetmen punë që di ta bëjë është propaganda dhe mashtrimi. Të gjitha këto po i neveritin qytetarët. Janë të gërditshme, të turpshme e të paprecedentë”, është shprehur Gjoshi.


Tutje, ai ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se me mjete propagandistike po tenton ta mbulojnë paaftësinë e saj në qeverisje.

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, kjo qeveri është e krizave pasi ato nuk i ka lehtësuar për qytetarët, por vetëm i ka rënduar edhe më shumë.

“Nëse më pyet shkurt se çka e karakterizon këtë qeveri do të thoja kriza. Kjo qeveri është e krizës. Prej ditës së parë që ka ardhur në pushtet na ka çmend me pandemi. Në mënyrën më të keqe e ka menaxhuar. Herë me disa numra të letërnjoftimeve. Më shumë na ka bërë terror Qeveria se covidi. E krizën ekonomike veç e ka rënduar edhe më shumë. Nuk është kujdesur me kohë për rrymën elektrike e uljen e akcizave që kemi propozuar. Njëjtë edhe në arsim ka vepruar. Një muaj ditë na ka lënë fëmijët në shtëpi”, ka thënë ai.

Gjoshi ka shtuar se PDK-ja është munduar ta ndihmojë duke i ofruar eksperiencën e saj, por sipas tij, Qeveria po tregohet e shurdhër sa i përket interesave të qytetarëve.

“Ne si opozitë nga këndi ynë jemi munduar t’i ndihmojmë kësaj qeverie. Kemi ofruar eksperiencën tonë se kuptohet që këta kanë mungesë eksperience. Kemi ofruar alternativa që janë të matshme e të zgjidhshme, por kjo qeveri është e shurdhër sa i përket interesave të qytetarëve”.

Në këtë intervistë Gjoshi ka folur edhe për 23-vjetorin e themelimit të PDK-së, qeverisjen e dikurshme të kësaj partie dhe opozitarizmin e sotëm. /Telegrafi/

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori