Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj, të martën në rrugën magjistrale Ferizaj - Gjilan , në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë të Ferizajt ka ndaluar shoferët me inicialet A.A ,22 vjeçar dhe H.Y, 48 vjeçar, të cilët me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor, tejkalim në vijë të plotë.

Sipas një njoftimi të policisë, ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.


“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Screenshot 20231108 080810 Viber

Screenshot 20231108 080516 Viber