Statistikat tregojnë se Erling Haaland ka shënuar gola  më shumë të gjithë sulmuesit e Real Madridit bashkë këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez, i cili është një objektiv kryesor për Los Blancos këtë verë, ka shënuar 40 gola te klube si RB Salzburg dhe Borussia Dortmund.


Pastaj, duke parë sulmin e Real Madridit, vetëm Karim Benzema qëndron më mirë, ku ka ka kontribuar ​​këtë sezon me 19 gola.

15869657410416

Skuadra e Zinedine Zidane është ende duke luftuar për të mbushur boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Gareth Bale këtë edicion ka qenë një dështim.

Uellsiani ka shënuar vetëm tre herë për Real Madrid këtë sezon, ndërsa nënshkrimin e ri Luka Jovic ka shënuar vetëm dy herë.

2795908 57702170 2560 1440

Sergio Ramos ka shtatë gola, pesë prej të cilëve janë penallti, dhe është golashënuesi i dytë i klubit së bashku me Rodrygo Goes.

Pastaj është Eden Hazard, i cili ka shënuar vetëm një herë në të gjithë sezonin.

1577995631 719749 1577996225 noticia normal

Gjithsej, lojtarët e sulmit të Real Madridit kanë grumbulluar 40 gola këtë sezon - njëjtë si Haaland vetë. /Telegrafi/