Gjithçka që duhet të dini për shëndetin e zemrës – kardiologu invaziv Edis Demiri në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

Në episodin e 40 të podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, Edis Demiri, kardiolog invaziv foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Demiri tregoi se si t'i kuptojmë më mirë simptomat e para të shfaqjes së problemeve në zemër, rreziqet që e kërcënojnë dhe arritjet e fundit të teknologjisë në këtë fushë.
Ai tha se disa nga simptomat e që nuk duhet neglizhuar për probleme me zemër janë dhimbja në kraharor, vështirësia në frymëmarrje, lodhja e tepruar, dhe ndjesia e rëndesës në trup.
Kardiologu invaziv theksoi se, ndonëse stresi dhe ankthi mund të japin simptoma të ngjashme, një kontroll i hershëm mund të bëjë diferencën.
Demiri përmendi disa faktorë kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare: “presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik”.
Ai po ashtu nënvizoi se shumica e këtyre faktorëve janë të parandalueshëm përmes stilit të jetesës dhe kontrollit të rregullt mjekësor.
Doktori Demiri gjatë bisedës po ashtu rekomandoi ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik i cili është thelbësor për shëndetin e zemrës.
Për më shumë ndiqni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë". /Telegrafi/



















































