Në orët e hershme të mëngjesit të së martes, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë. Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve numri i viktimav po vazhdon të rritet, ndërsa deri në oren 22:00 janë raportuar 23 persona të vdekur dhe rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.
Ndonëse dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, nuk ka pasur raportime për të lënduar, por është konfirmuar se dy vëllezër nga Kosova janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës.
Ekipet e shpëtimit në Shqipëri, po vazhdonin të kërkonin nën rrënojat e ndërtesave qytetarët të cilët kishin mbetur të ngujuar nga tërmetet. Për t’i dalur në ndihmë, Kosova në orët e para të mëngjesit nisi ekipet e FSK-së dhe Policisë drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti, të cilët dhanë kontributin e tyre në nxjerrjen e disa qytetarëve, shkruan Telegrafi.
Po ashtu edhe Italia dhe Greqia nisën avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë. Ndërsa Ambasada e ShBA-së në Shqipëri ka ofruar mbështetjen e saj.
E, për të shprehur solidaritetin me popullin shqiptar, edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, theksoi se Gjermania është e gatshme t’i ofrojë ndihmë emergjente Shqipërisë. Po ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia është e gatshme që ta jap të gjithë ndihmën e nevojshëm për t’i dalë në ndihmë vendit fqinjë. Ndërsa thirrjeve për t’i ndihmuar Shqipërisë i është bashkuar edhe Turqia ku ka dërguar një avion ushtarak një ekip për kërkim dhe shpëtim dhe një ekip shëndetësor, si dhe Kroacia e cila ka dërguar një ekip-kërkimi dhe shpëtimi që përfshin 15 oficerë të mbrojtjes civile dhe 8 qen kërkues do të fluturojnë me dy helikopterë ushtarakë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas tërmetit.
Në reagimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “është një moment dramatik ku duhet të ruhet qetësa dhe të qëndrojmëë pranë njëri-tjetrit që ta përballojmë këtë goditje së bashku”.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës për të strehuar të gjitha familjet që kanë mbetur pa shtëpi, pasi tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotshëm.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke u lutur që të mos ketë viktima, theksoi gjatë ditës së sotme se situata është mjaft dramatike. Meta po ashtu anuloi pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.
Në anën tjetër Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke bërë thirrje për solidaritet, publikoi të gjitha llogaritë për kontribut që t’iu ndihmohet familjeve të prekura nga Tërmeti.
Kurse Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka pezulluar mësimin në gjithë Shqipërinë për ditën e sotme dhe nesër.
Telegrame ngushëllimi janë dërguar në Shqipëri nga shtetet e ndryshme, duke shprehur solidaritetin me të prekurit nga tërmeti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një telegram ngushëllimi, ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me vëllezërit dhe motrat matanë kufirit. Thaçi ka shpallur të merkuren ditë zie në Kosovë, për t’u solidarizuar me viktimat në Shqipëri.
Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës duke u shprehur ngushëllime familjarëve për personat e humbur, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndajë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje.
Po ashtu lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti në Shqipëri, dhe ka shprehur gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve zyrtare.
Duke ngushëlluar familjarët për viktimat, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të solidarizohen me qytetarët e Shqipërisë.
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka organizuar grumbullim të ndihmave elementare si rroba dhe batanije në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë Kosovën.
Partia Socialdemokrate ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave duke thënë se qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah shtetit shqiptar në këto momente të vështira.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka shprehur ngushëllime duke thënë se bashkëndjen me familjet e viktimave të tërmetit që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.
Në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë u ka dalë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila ka shprehur gatishmërinë që në emër të tyre dhe në emër të komunitetit mjekësor nga Kosova, të ofrojë çfarëdo ndihme, qoftë ajo profesionale, materiale, fizike apo morale.
Ndërsa kryesia e BIK-ut, të premtën ka ftuar të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Kurse Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theksoi se do të ndihmojë me 5000 euro të prekurit nga tërmeti, po ashtu iu bëri thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare.
Po ashtu në Kosovë, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të tifogrupeve kanë organizuar aksione ku janë mbledhur pako të shumta me ushqime si dhe veshmbathje, dhe janë nisur drejt Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti. Ndër të tjera disa familje kosovare kanë hapur dyert e tyre për familjet nga Shqipëria, duke iu bërë thirrje që të vijnë dhe të strehohen në Kosovë.
Por edhe kompani private kanë dhënë kontributin e tyre duke dhuruar shuma të ndryshme për familjet në Shqipëri.
Korporata ‘Dukagjini’ ka ndar 20 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Spitali ‘ORTOMEDICA’ në Prizren ka ofruar falas trajtime për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
E, të gjitha këtyre thirrjeve për ndihma, populli i Shqipërisë, veçanërisht ata të cilët janë prekur nga tërmeti, kanë shprehur falenderimin e tyre, duke thënë se Kosova po ndihmon më shumë se edhe vetë Shqipëria.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar popullin e Kosovës për solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar. Meta, në një linjë telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka qenë e para që është përgjigjur në mënyrë shembullore në të gjitha drejtimet.
Edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vlerësuar lartë rolin e ushtarëve të Kosovës, pas tërmetit tragjik që goditi sot Shqipërinë.
Berisha, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ndihmat nga Kosova janë shumë të mirëpritura, dhe se është prekur shumë kur ka parë në rrjete sociale dhe media, shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se sot ka qenë ditë solidariteti, ku në ambasadë janë shënuar mbi 2500 thirrje të qytetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ndihma për familjet që pësuan nga goditja në Shqipëri. Ai ka thënë se në gjithë këtë solidaritet spikatëm të gjitha vendet e rajonit, ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova.
Lëkundjet e tërmetit që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm kanë prekur më së rëndi Qarkun e Durrësit.
Fillimisht është raportuar për tre personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës. Por më vonë ky numër sa vinte e shtohej, për të arritur në 23 në orët e vona të natës. Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për persona të tjerë të ngelur nën rrënoja.
Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka bërë të ditur se krahas 23 të vdekurve, mbi 600 persona janë plagusur nga tërmeti.
Gjatë ditës është raportuar nga media për momente kur nga rrënojat janë nxjerrë persona të gjallë, por edhe viktima.
Më poshtë po japim disa nga këto moment me video:
Pamje, momenti kur burri nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë
Dy trupa tjerë të pajetë nxirren nga rrënojat, viktimat janë nënë e bir
Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.
Ajo ka thënë se përpos numrit të madh të viktimave Durrësi është goditur mjaft rëndë në aspektin e dëmeve material, përcjell Telegrafi.
Tërmeti ka shkaktuar jo vetëm viktima dhe të lënduar, por edhe dëme të shumta materiale, të cilat i tregojnë banorët të shqetësuar e të frikësuar tej mase duke kërkuar ndihmë me zë të lartë, po ashtu edhe ndërtesat e rrënuara deri në themel.
Qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer për RTV Dukagjinin momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.
Bakiasi ka thënë se një pjesë e banorëve që kanë pasur mundësi kanë ikur në qytete tjera ndërsa sipas saj një pjesë tjetër është vendosur në stadium.
Durrsakja ka thënë se janë shumë falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e ofruar për banorët e prekur.
Tërë kjo tragjedi nuk iu ka mjaftuar atyre që shfrytëzojnë fakeqësitë për të përahpur panik te qytetarët duke publikuar lajme që nuk janë të bazuara në informata kredibile dhe zyrtare janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, që thoshin se pas mesnate Shqipëria do të goditet nga një termet i fuqishëm.
Telegrafi njofton lexuesit se të gjitha këto lajme janë të rreme dhe kanë për qëllim shkaktimin e panikut te popullata, sepse nuk janë të bazuara në parashikimet e sizmologëve.
Sizmologu Rrapo Ormëni deklaroi se është e vështirë që të ketë goditje tjetër të fortë pas asaj që ndodhi në orën 03:54 të mëngjesit dhe pas goditjet që shoqëruan atë.
“Theksova se ishte normale që natën e sotme pas goditjes kryesore të kishte lëvizje, të largoheshin nga qendra të banuara në drejtim të fushave. Pas kësaj situate të goditjes kryesore dhe pas goditjeve vështirë të ketë goditje të fortë. Prandaj nuk është më ai paniku që ndodhi pas goditjes kryesore”, tha Ormëni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj