LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka me mas(k)ë

Gjithçka me mas(k)ë

Historia e epidemisë së koronavirusit nuk mund të kuptohet pa maskat dhe zhurmën e bërë rreth tyre. Personalisht, i nxitur nga intuita e mjekut dhe përvoja e vendeve aziatike, kam bërë thirrje për përdorimin e maskave edhe në kohën kur OBSh i kishte klasifikuar ato të panevojshme dhe studiuesit “politikisht korrektë” më kundërshtonin. Kjo sepse gjuetarët e revistave mjekësore nuk kishin “zbuluar” ende artikuj që të “vërtetonin” atë që mjekët bëjnë prej shekullit të XIX-të..

Një javë më pas, Izraeli dhe Republika Çeke u bënë vendet e para që kërkuan përdorimin e maskave nga qytetarët e tyre. Më pas OBSh ndërroi qëndrim (si jo pak herë gjatë epidemisë së COVID) dhe rekomandoi përdorimin e maskës. Sot, pothuajse çdo vend rekomandon që qytetarët e vet të përdorin maska në përpjekje për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV-2.

Kuptohet se gjithë kjo histori ulje-ngritjesh dhe rekomandime herë në favor dhe herë kundër maskës, e ç’orientoi qytetarin. Shtoji kësaj bezdinë që shkakton përdorimi i maskës. Shtoji efektin në xhep, sepse si rregull duhet blerë të paktën një maskë në ditë. Shtoji edhe faktin që drejtues të sistemit shëndetësor dhe mjekë, të cilët duhet të japin shembullin personal në përdorimin e maskës, japin shembullin e kundërt.


Rezultati është situata që shohim sot në rrugë, njësi shërbimi dhe qendra tregtare, ku numri i personave që mbajnë maskë është shumë i ulët dhe larg 60 deri 80% që nevojitet për të pasur efekt në kufizimin e epidemisë.

Ç’duhet bërë?

Së pari, të merret një vendim i qartë bazuar mbi evidenca mbi vendet se ku duhet mbajtur dhe ku nuk duhet mbajtur maska. Tirana dhe Durrësi nuk janë Seul apo New York dhe mbajtja e maskës në rrugë me shumë gjasa mund të jetë e panevojshme.

Së dyti, duke qenë se maska hiqet dhe vihet disa herë gjatë ditës, nevojiten udhëzime për përdorimin e saj të sigurt. Udhëzimi nuk mjafton. Në hyrjet dhe daljet e mjediseve ku duhet përdorur masa, duhet të ketë patjetër dezinfektues duarsh që të mundësohet prekja e maskës në kushte sterile.

Së treti, maska kushton dhe jo çdo familje shqiptare ka luksin të shpenzojë 500 apo 600 lekë çdo ditë për të blerë maska të reja. Nevojitet një spot publicitar, fletëpalosje, poster, etj. që të sqarojë publikun se si të prodhojë maska artizanale në kushtet e shtëpisë.

Së katërti, të hiqet dorë nga përafrimi “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Drejtuesit politikë, mjekët, administrata etj. duhet të japin vetëm shembuj pozitivë në përdorimin korrekt të maskës.

Së fundi, të hiqet dorë nga teprimet. Nuk mund të kërkosh nga qytetarët të mbajnë maskën e bezdisshme 24 orë rresht.

Gjithçka me mas(k)ë!

Në trend

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Magazina
Kalo në kategori