Arsenal dhe Manchester United duket se kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.

Alexis Sanchez pritet të kaloj në radhët e Djajve të Kuq, ndërsa te Gunners do të vjen Henrikh Mkhitaryan.


Ky i fundit tashmë ka arritur në kryeqytetin britanik të Londrës, i cili po shoqërohet nga agjenti Mino Raiola.

miki 1

Reprezentuesi armen u pa në humor të mirë dhe i buzëqeshur gjersa transferimi te Arsenali duket se do të bëhet zyrtare brenda 48 orëve të ardhshme.

Mkhitaryan do t'i nënshtrohet testeve mjekësore në dy ditët e ardhshme pasi që Sanchez do të udhëtojë për në Mançester.

miki 2

Kujtojmë se United ishte më sy qelë në korrik të vitit të kaluar kur i rrëmbeu pothuajse nga duart Arsenalit, i cili ishte pran transferimit të ish-mesfushorit të Borussia Dortmundit.

Theksojmë se aventura e mesfushorit te Djajtë e Kuq nuk ishte tepër e suksesshme, duke bërë 63 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola. /Telegrafi/

miki 3

telegrafi sport app