Gjinekologjia e Çairit ngrohet sërish me mazut, ndotja alarmante
Klinika Gjinekologjike “Nënë Tereza” në Çair edhe këtë dimër do të ngrohet me mazut. Ndonëse kaldaja e vjetër gjysmë shekulli e këtij sistemi të ngrohjes vlerësohet të jetë ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, furnizimi publik i mazutit prej 50 mijë euro tani më është realizuar.
Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thonë se kostoja e ndërrimit të kaldajave për sistem të gazifikimit në këtë klinikë është 150 mijë euro, ose tri vjet sa shuma e mazutit që do të përdoret për ngrohje. Bekim Tateshi tha se zvarritja e tenderit të gazifikimit po helmon qytetarët me ndotje.
“Ende pa hyrë mirë në sezonin e dimrit kemi filluar të rangohemi si vendi me ajër më të ndotur në botë dhe kjo Qeveri e udhëhequr nga LSDM dhe BDI as që ka marrë ndonjë masë konkrete për këtë shqetësim serioz. Madje sa i përket ndotjes së ajrit premtojnë projekte gjigante, por njëkohësisht harrojnë se shumica e institucioneve, për të cilat u premtua se do të ndërrojnë sistemin e ngrohjes vazhdojnë që mazutin ta përdorin si lëndë djegëse, edhe atë duke filluar nga Gjinekologjia e Çairit”, deklaroi Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.
Nga Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht u zotuan për ndryshimin e sistemit të ngrohje me gaz natyror në Gjinekologjinë e Çairit, Spitalin e Kumanovës dhe atë të Strumicës. Ministri Venko Filipçe së fundmi theksoi se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e tenderëve për gazifikimi e tyre që do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike.
Ndërkaq, në gjithë vendin janë gjithsej 17 spitale që ngrohen me mazut, tymi i të cilëve emeton grimca enorme PM10 në ajër. Dimrin e kaluar, Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov asokohe i dha kësaj klinike afat 30 ditorë për gjetjen e një zgjidhje ose në të kundërtën do t’i vënin drynin.
Tani nga Qyteti i Shkupit thonë se një masë nuk është e mjaftueshme, premtojnë strategji afatgjate.
“Fatkeqësisht çështja e ajrit nuk është problem, i cili mund të zgjidhet me një masë të vetme dhe një masë të shpejtë. Strategjia e institucionit tonë është në përqendrimin e masave afatgjate, të cilat edhe do të japin efektin afatgjatë. Mu për këtë arsye ne tani jemi duke i vendosur bazat e disa masave, me ngritjen e gjelbërimeve, me rregullimin e komunikacionit se këto janë masat e vetme me të cilat mund ta zgjedhim. Kemi qenë dëshmitarë të masave të shkurtra nga administrata e kaluar, të cilat nuk treguar efektin e vet”, tha Valon Salihu, Zëdhënës i Qytetit të Shkupit.
Njëra nga masat e Qytetit të Shkupit nuk u prit mirë nga dikush, që gjatë natës i vuri flakën disa kontejnerëve të rinj plastik. Në MPB u raportua për djegien e kontejnerë në Novo Lisiçe, Gjorçe Petrov, Radishan, por ekipet policisë së bashku me inspektorët e ambientit po e hetojnë rastin.
Ndërkaq, nga shoqëria civile kundër ndotjes janë mobilizuar me një peticion “on-line” duke kërkuar anulimin e Ligjit të doganave në fushën e importit falas të mbeturinave, ndryshimin e Ligjit për menaxhimin me mbeturinat të vitit 2004, shfuqizimin e lejeve për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave të hekurit, gomave, plastikave dhe materjeve të tjera të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit jetësor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh