LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastika e fytyrës – mbani dukjen rinore të fytyrës në mënyrë natyrale

Gjimnastika e fytyrës – mbani dukjen rinore të fytyrës në mënyrë natyrale

Ushtrimet të cilat bëhen me rastin e gjimnastikës së fytyrës ju ndihmojnë që t’i aktivizoni muskujt dhe të tendosni vetëm fytyrën, ndërkaq emri i njohur për ushtrime të këtilla është joga për fytyrë

Me ndikimin pozitiv në zvogëlimin e shenjave të plakjes, gjimnastika e fytyrës relakson dhe ndihmon në eliminimin e stresit.


Nëse dëshirojmë të mbajmë dukjen rinore të tërë trupit, ushtrimi i muskujve të fytyrës është i obligueshëm, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim disa ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë të ngadalësoni plakjen dhe të ngrini muskujt e lëshuar të fytyrës:

Ushtrimi për kapakët e lëshuar dhe qeskat nën sy

1. Vendosni të dy gishtat e mesëm në këndet e brendshme të vetullave, ndërkaq me gishtat tregues shtypni këndin e jashtëm të vetullave në mënyrë që të krijoni presion në skajin e jashtëm.
2. Shikoni në drejtim të tavanit dhe ngrini kapakët e syve për efekt më të fuqishëm dhe pastaj lironi muskujt.
3. Përsëriteni këtë ushtrim 6 herë dhe në fund fuqishëm mbyllni sytë 10 sekonda para lirimit të presionit nga gishtat.

Ushtrimi për “rrudhat e qeshjes”

1. Rrotulloni buzët sipër dhëmbëve në mënyrë që t’i mbuloni dhe të imitoni shkronjën “O”.
2. Qeshni gjerësisht derisa i mbani buzët sipër dhëmbëve të cilët ende janë të mbuluar. Përsëriteni qeshjen e gjerë pa dhëmbë 6 herë.
3. Dhe, në fund, derisa mbani qeshjen, shtypni mesin e mjekrës me gishtin tregues në mënyrë që të krijoni presion. Nofullën e poshtme pastaj lëvizeni lart-poshtë me kokën e nxjerrë lehtë prapa. 3. Përsëriteni 3 herë këtë ushtrim dhe lironi muskujt.

Ushtrimi për rrafshimin e rrudhave në ballë

1. Vendosni gishtat e të dy duarve në ballë, ashtu që të jenë të kthyer nga brenda, njëri ndaj tjetrit dhe radhisni vertikalisht nga maja e ballit në drejtim të vetullave.
2. Shtrëngoni butësisht nga jashtë në mënyrë që të krijoni presion të lehtë dhe të tendosni lëkurën.  3. Përsëriteni tendosjen 10 herë para se t’i lironi muskujt.

Ushtrimi për ngritjen e vetullave dhe qeskave të thella

1. Vendosni gishtat tregues nën gropat e të dy syve në drejtim të hundës.
2. Mbuloni dhëmbët me të dy buzët dhe ndani buzët në drejtime të kundërta.
3. Drejtojeni shikimin lart dhe dridhni qerpikët 30 sekonda.

Ushtrimi për lëkurën e lëshuar të qafës

1. Duke shikuar drejt përpara, vendosni gishtat në fundin e qafës. Pastaj kokën nxirreni lehtë prapa dhe butësisht “lëmoni” lëkurën në drejtimin e poshtëm.
2. Kokën lëshojeni prapa dhe përsëritni këtë edhe dy herë.
3. Për fund, nxirreni në drejtim të jashtëm nofullën e poshtme dhe buzën, tërhiqni skajet e buzës sa më shumë që të mundeni poshtë. Vendosni gishtat në klavikulën nën qafë, kokën nxirreni lehtë prapa dhe derisa i mbani të gjithë muskujt të tendosur, merrni frymë thellë 4 herë.

/Telegrafi/