LAJMI I FUNDIT:

Gjilani për mbijetesë, Besa për inkuadrim në Superligë – sot zhvillohet ndeshja e barazhit

Gjilani për mbijetesë, Besa për inkuadrim në Superligë – sot zhvillohet ndeshja e barazhit

Gjilani dhe Besa e Pejës do të luajnë sot (e enjte) mes vete në ndeshjen e barazhit, e cila vlen për mbetje, respektivisht inkuadrim në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.   

Të mërkurën gjatë ditës është hedhur shorti në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për dy ndeshjet e barazhit.

Fati deshi që klubi i Gjilanit dhe Besa e Pejës të jenë dy skuadrat që do ta luajnë ndeshjen e parë të barazhit, të enjten.


U hodh shorti për ndeshjet e barazhit të IPKO Superligës
Lexo po ashtu U hodh shorti për ndeshjet e barazhit të IPKO Superligës

Të dy klubet janë të mobilizuara maksimalisht dhe do të kërkojnë të fitojnë këtë takim jetik.

Gjilani njihet si klubi i mirë-organizuar, ndërsa në gjirin e tyre kanë shumë futbollistë të njohur dhe për këtë do të kërkojnë mbetjen në Superligë.

Në anën tjetër, Besa një klub me traditë, dështoi të inkuadrohet direkt në Superligë, por do të kërkojnë ngjitjen pikërisht sot në ndeshjen e barazhit.

“Skifterat” llogariten si skuadër vendase në këtë ndeshje, ku përveç ngjyrës së fanellave ka zgjedhur edhe tribunën lindore për tu vendosur, ndërsa tifozët e Besës do të akomodohen në tribunën perëndimore.

Ndërkaq, në ndeshjen Trepça’89 – Vëllaznimi, e cila zhvillohet të shtunën (më 1 qershor), tifozët mitrovicas do të vendosen në tribunën perëndimore, derisa ata gjakovarë në tribunën lindore.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fillojnë në orën 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori