LAJMI I FUNDIT:

Gjilani, Kamenica e Vitia nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetjen financiare të strehimores rajonale Liria

Gjilani, Kamenica e Vitia nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetjen financiare të strehimores rajonale Liria

Me iniciativë të Zyrës rajonale të OSBE’së në Gjilan, është nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me tri komuna, Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën, për ofrimin e mbështetjes financiare për strehimoren rajonale Liria, e cila strehon viktimat e dhunës në familje nga këto tri komuna.

Memorandimin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar kryetarët, Lutfi Haziri (Gjilan), Qendron Kastrati (Kamenicë) dhe Hasan Alia, nënkryetar i Vitisë, sipas të cilit kontributi financiar i Gjilanit për vitin 2021 është 10 mijë euro, Kamenica ndan 4 mijë euro, ndërkaq Vitia 2500 euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati dhe nënkryetari i Vitisë, Hasan Alia, kanë falënderuar Zyrën rajonale të OSBE’së për iniciativën që ky memorandum për mbështetjen e qendrës Liria ta sheh dritën sot.


Haziri tha se Komuna e Gjilanit ka vullnetin maksimal për ta mbështetur strehimoren Liria, duke thënë se ne jemi bashkë për të ofruar mbështetje funksionim më të mirë të kësaj qendre.

“Fatkeqësisht, është që dhuna në familje në pandemi është rritur dhe duhet të punojmë bashkërisht që jenë raste të izoluara dhe të punojmë edhe më shumë në mbrojtje dhe njëkohësisht edhe në vetëdijësim që sa më pak raste të shënohen në regjionin tonë”, tha Haziri.

“Komuna është e vendosur në ofrimin e të gjitha shërbimeve profesionale, që nga punëtorët social e deri të psikologët. Sa më shumë zhvillohen shoqëritë tona, aq më të mëdha janë edhe problemet. Angazhimi i OSBE’së është në funksion të bashkëpunimit me ne dhe në kuadër të kësaj, Komunat e kanë më të lehtë edhe trajtimin e këtyre rasteve”, shtoi Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori