LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dhe Prishtina luftojnë për trofeun, të gjithë fituesit e Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i futbollit kosovar

Gjilani dhe Prishtina luftojnë për trofeun, të gjithë fituesit e Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i futbollit kosovar

Gjilani dhe Prishtina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Dy skuadrat kërkojnë të fitojnë trofeun për ta shpëtuar sezonin, edhe pse Gjilani tanimë ka arritur të siguroj daljen në garat evropiane nga vendi i tretë në kampionat.

Gjilani ka fituar vetëm njëherë Kupën e Kosovës dhe atë në sezonin e parë të pasluftës 1999/2000, kur në finale mposhti Besianën 1-0.


Në fakt Gjilani shkoi në tre finale radhazi, por pastaj në vitin vijues u mposht nga Drita e pas dy vitesh nga Besiana.

Kanë kaluar 21 vite nga finalja e fundit e Gjilanit dhe kuqebardhët synojnë ta fitojnë Kupën e dytë të Kosovës.

Ndërkohë krejt ndryshe është situata te klubi kryeqytetas që vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot shtatë herë nga 10 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92.

Pas kryeqytetasve që janë skuadra me më së shumti Kupa të Kosovës të fituara vijnë klubi tanimë i shuar Feronikeli dhe Besa e Pejës që kanë fituar nga tre trofe.

Liria, Llapi dhe Flamurtari renditën më pas me nga dy Kupa të Kosovës të fituara.

Ndërkohë nga njëherë Kupën e Kosovës e kanë fituar skuadrat si Drita, Trepça, 2 Korriku, Gjilani, Besiana (e shuar), KEK-u, Vëllaznimi, Kosova e Prishtinës, Hysi (e shuar) dhe Trepça ’89. /Telegrafi/

Të gjitha finalet në Kupën e Kosovës

1991–92 Trepça

1992–93 Flamurtari 1-0 Trepça

1993–94 Prishtina 2-1 Vëllaznimi

1994–95 Prishtina 1-0 Dukagjini

1995–96 Flamurtari 2–1 Dukagjini

1996–97 2 Korriku – Gjilani (nuk u zhvillua)

1997–98 nuk u zhvillua

1998–99 nuk u zhvillua

1999–00 Gjilani 1-0 Besiana

2000–01 Drita 1-1 Gjilani (5-4,pen)

2001–02 Besiana 2–1 Gjilani

2002–03 KEK-u 3–1 Prishtina

2003–04 Kosova Prishtinë 1–0 Besa Pejë

2004–05 Besa Pejë 3–2 KEK

2005–06 Prishtina 1–1 Drenica (5-4, pen)

2006–07 Liria 0–0 Flamurtari (3-0, pen)

2007–08 Vëllaznimi 2–0 Trepça’89

2008–09 Hysi 2–1 Prishtina

2009–10 Liria 2–1 Vëllaznimi

2010–11 Prishtina 1–2 Besa Pejë

2011–12 Trepça’89 3–0 Ferizaj

2012–13 Prishtina 1–1 Ferizaj (4–3, pen)

2013–14 Hajvalia 1–2 Feronikeli

2014–15 Feronikeli 1-1 Trepça’89 (5-4, pen)

2015–16 Prishtina 2–1 Drita

2016–17 Llapi 1–1 Besa (2–4, pen)

2017–18 Vëllaznimi 1–1 Prishtina (4–5, pen)

2018–19 Feronikeli 5–1 Trepça’89

2019–20 Prishtina 1–0 Ballkani

2020–21 Dukagjini 1–1 Llapi (3–4, pen)

2021–22 Llapi 2–1 FC Drita

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Serie A
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori