Derbi mes Gjilanit dhe Dritës i zhvilluar në stadiumin e Prishtinës "Fadil Vokrri" përfundoi pa gola.

Ishte një lojë e heshtur dhe me pak raste, ajo që vlen të përmendet edhe në këtë ndeshje ishte atmosfera nga tifozët në tribuna.


56403706 341871313106832 9089760496243965952 n Tifozët e Dritës, Intelektualët

Fillimi i ndeshjes ishte me pak raste dhe i baraspeshuar, ndërsa nga minuta e 16-të Gjilani mbeti me një lojtar më pak pasi gjyqtari kryesor përjashtoi me karton të kuq mesfushorin Ansi Nika.

56770679 270339397251392 1469859532359335936 n

Pesë minuta më vonë Fiton Hajdari i Gjilanit gjuajti fuqishëm drejt portës kundërshtare, por nuk ishe i saktë.

Në minutën e 45-të u përjashtua lojtari i Dritës, Haxhi Neziraj dhe me rezultatin 0-0 skuadrat shkuan në pushim.

56544617 435951646946938 5830165049141886976 n

Ishte një harkim i Xhevdet Shabanit (Drita), por portieri Kenan Haxhihamza reagoi mirë duke e larguar topin.

56938214 287770698802510 5473496108590170112 n

Në minutat e mbetur skuadrat tentuan të gjejnë rrugën drejt golit, por asnjëra nuk u treguan konkrete para portës kundërshtare.

56732719 417207632369143 1820200628874379264 n (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon në pozitën e gjashtë me 35 pikë, kurse Drita në vendin e katër me 45 pikë. /Telegrafi/

56410042 2346856935603571 4879536401097424896 n Besohet se në stadium ishin rreth shtatë mijë tifozë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

telegrafi sport app