Gjiganti evropian ofertë të ‘çmendur’ për Griezmannin

Klubi francez, Paris Saint Germain është duke u çmendur për sulmuesin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann.
Francezi është duke bërë një super sezon me madrilenët, dhe tashmë ai është duke u ndjekur nga top-klubet evropiane.
Sipas mediave spanjolle, PSG është i vendosur për ta blerë Griezmann-in për të cilin kampionët e Francës janë duke përgatitur një mega ofertë për lojtarin.
Ndryshe, francezi pak ditë më parë ka deklaruar se “ndihet rehat në ‘Vicente Calderon’.
Megjithatë, thuhet se PSG do të bëjë çmos që në tregun e verës ta blejë sulmuesin francez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































