Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka prezantuar raportin në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitet që ky komision ka ndërmarrë gjatë një viti për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ku si rezultat i punës së tyre këtë vit 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se viti 2017 nuk është viti që e përmbyll plagën e familjeve të personave të zhdukur.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së këtij komisioni, Gjetaj tha se 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve prej të cilëve 6 raste të reja.
“Gjatë kësaj periudhe kohore me respektim të legjislacionit në fuqi dhe të drejtës së familjes për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre, familjarëve të të zhdukurve iu janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të 28 gjegjësisht 29 rasteve të personave të zhdukur të identifikuar nga të cilët gjashtë raste tëreja dhe 18 raste në kuadër të procesit të ribashkimit të mbetjeve mortore, ndërsa katë raste janë rivarrosur, do të thotë ende po ballafaqohemi me ribashkime, me keqidentifikueme”, tha Gjetaj.
Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka tha se përkrahja politike nuk do të mungojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve duke theksuar se kjo çështje mbetet edhe prioritet i Qeverisë
Lluka po ashtu tha ata si qeveri do të insistojë që dialogu për personat e pagjetur të kalojë në Bruksel pasi që nga dialogu në Vienë nuk kanë hasur në rezultate.
Ai bëri të ditur se Qeveria e vendit ka mbështetur me 30 mijë euro familjarët e të zhdukurve për rehabilitim. Lluka shtoi se Serbia vetëm atëherë kur dëshiron të përfitojë nga institucionet ndërkombëtare do t’i tregojë vendndodhjen e varrezave masive.
“Lokacionet duhet të jemi të kujdesshëm në raport me kërkesat tona për hapjen e lokacioneve në Kosovë dhe në Serbi, mund të ketë në Kosovë lokacione por mos harroni të afërmit tanë janë në Serbi edhe duhet ta kemi të qartë se edhe Odalloviç i dinë shumi mirë ku janë lokacionet dhe në momentin kur t’i konvenon qeverisë së Serbisë për të përfituar diçka nga Bashkimi Evropian për të hapur një kapitull të ri për anëtarësim do t’i hap edhe arkivat e veta, kështu që të jemi të kujdesshëm ata kërkojnë të hapen dy lokacione në Kosovë dhe dy në Serbi na duhet ta kemi kërkesën e hapur, nëse kërkohen dy lokacione në Kosovë 20 do t’i kërkojmë në Serbi për shkak të numrit të viktimave që nuk i barabartë“, tha Lluka.
Ai po ashtu tha se Ligji për Persona të Zhdukur duke qenë prioritet i Qeverisë do të ndryshohet.
Ndërsa, drejtori i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini ka kërkuar që prioritet kryesor të mbetet zbardhja e fatit të personave të zhdukur.
Ai tha se sot dëgjuan një raport të thuktë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ndërsa, ai shtoi se nëse nuk kanë fuqi për të zbardhur këtë çështje duhet të thuhet, por më e vështirë do të ishte nëse mund e nuk duan.
“Gjithmonë po thirret se nuk kemi informata të sakta, brenda në Kosovë ato informata të cilat janë të sakta dhe thuhet se janë ekzekutua 23 vetë qitu e janë varrosur një nga një qitu duhet të kryhet lokacioni a ka mundësi shteti qato mi kry… Për që nuk po mujmë e spo kemi fuqi duhet të thuhet por që mujm e nuk po dojmë qajo është e vështirë. Ne dimë që në Kosovë i kemi miqtë që na kanë çliru dhe na kanë thanë ne iu kemi çliru dhe paqen iu keni me përpunu për me përpunu paqen zbardhja e fatit të të pa gjeturve është numër një“, tha Çerkini.
Ndryshe familjarët kërkuan që t’i bëhet presion Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e vendit duke përfshirë edhe Senatin Amerikan ku përmes senatorit Eliot Engel senatit i është dërguar edhe regjistri dhe raporti për personat e zhdukur.
Ndryshe janë të evidentuar edhe 1654 presona sit ë zhdukur në Kosovë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania