Gjesti publikon këngën e re "Katile"

Është publikuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë) një tjetër projekt i ri nga Gjesti.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) ka prezantuar këngën e re të titulluar “Katile”.
Ky projekt vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje të mahnitshme të artistit.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse për producimin është kujdesur Granit Gashi dhe Darddy.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge ndërkaq u realizua nga ‘Massive Production’.

Videoja i është besuar produksionit të njohur nga Prizreni, XL Films.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do ketë suksesin e dëshiruar edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/11/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































