Gjesti i madh i Sportingut që emocionoi gjithë Portugalinë (Foto)

Sporting ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm që është vlerësuar shumë nga mediumet portugeze dhe ato botërore, pasi i ka realizuar ëndrrën një djaloshi 5 vjeçar që është duke luftuar kancerin.
Sporting CP ka bërë zyrtare transferimin e tyre më të ri që nga shumë është cilësuar si më i miri.
Lëvizja fantastike e klubit portugez është nënshkrimi me 5 vjeçarin që është edhe fans i klubit dhe quhet Francisco.
Djaloshi që është duke luftuar kancerin është prezantuar nga presidenti i këtij klubi Bruno de Carvalho.
Francisco ka nënshkruar kontratën e re me klubin ku parashihet që ai të bëjë goditjen e parë të topit në sezonin e ri.
Klubi nënshkrimin me Francsicion e ka bërë publike edhe në faqen zyrtare në internet.
Ëndrra është bërë realitet dhe Francisco do të debutojë para 30 mijë fansave të klubit. /Telegrafi/
























































