Gianluigi Buffon vazhdon të tregohet kampion i madh me sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë ndeshjes së djeshme kur filloi intonimi i himnit francez i njohur si ‘Marsejeza’, disa tifozë italian filluan të fishkëllejnë, por Buffon si kapiten i madh filloi duartrokitjen  dhe pas tij e gjithë skuadra duke detyruar të gjithë stadiumin të duartrokasin.


“Buffon dërgoi një mesazh të fortë”, ka thënë trajneri i Romës,  Luciano Spalletti.

“Nëpërmjet kësaj sjelljeje, ne pamë një kampion të vërtetë. Buffon tregoi se kush është. Në Wembley të gjithë përshëndetë Marsejezën”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po ashtu foli për L'Equipe duke lavdëruar gjestin e portierit.

“Unë kam qenë shumë i zhgënjyer me faktin që disa idiotë filluar të fishkëllejnë himnin , Buffon ka filluar duartrokitje, ekipi i tij u bashkua dhe kështu bëri i gjithë stadiumi”.

“Ishte një fitore e madhe për civilizimin mbi injorancën, dhe unë do të doja ta komplimentoja Buffonin. Ai është një shembull për të gjithë “, tha i pari i FIFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app