Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të saj nga Shqipëria, Edi Rama.
“Me një tronditje të madhe mësova për tërmetin në Shqipëri, ku gjetën vdekjen shumë njerëz dhe një numër i madh u plagosën. Dëshiroj t’ju shpreh pjesëmarrjen time të sinqertë. Mendimet tona janë te viktimat dhe të lënduarit. E di edhe dhimbjen që ju desh të përjetonit Ju dhe familja Juaj e ngushtë”, shkruan kancelarja gjermane.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Të lënduarve u urojmë shërbim të shpejtë”, shkruan më tej kancelarja gjermane dhe shton: “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”.
Është e hera e dytë që Gjermania ofron ndihmën e saj për Shqipërinë nëpërmjet strukturave të BE-së.
Në kuadër të mekanizmit të emergjencës së BE-së, ajo iu përgjigj menjëherë thirrjes së Shqipërisë për ndihmë dhe ofroi një skuadër shpëtimi dhe pajisje.
Sipas burimeve të DW, në marrëveshje me autoritetet shqiptare dhe mekanizmin koordinues u vendos që në Shqipëri nga Gjermania të dërgoheshin dy vullnetarë të Asistencës së Ndihmës Teknike (THW) .
Të mërkurën pritet të shkojë në Shqipëri një delegacion i Komisionit të ri të BE-së për biseduar për ndihmën e mëtejshme ndaj Shqipërisë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në bregdetin qendror të Shqipërisë ishte i shkallës 6,3 ballë dhe u ka marrë jetën deri tani 51 njerëzve. Afro 700 vetë kanë marrë ndihmë spitalore. Sipas një statusi të publikuar në media sociale të të birit të kryeministrit të Shqipërisë, Greg Rama, një nga viktimat ishte edhe shoqja e këtij të fundit, e cila u shuajt me të gjithë pjesëtarët e familjes. Të hënën, më 2 dhjetor 2019, Ambasada e Shqipërisë në Berlin do të hapë dyert për qytetarë dhe institucione që duan të shkruajnë diçka në librin e ngushëllimeve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë