LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës, pajisje me vlerë gjysmë milioni euro

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës, pajisje me vlerë gjysmë milioni euro

Ministria e Punëve të Brendshme të enjten ka pranuar një donacion me pajisje profesionale për Policinë e Kosovës nga qeveria gjermane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se donacioni që qeveria gjermane ka dhuruar për Policinë e Kosovës do të lehtësojë punën e tyre.

“Donacioni që qeveria gjermane ka dhuruar për Policinë e Kosovës do të lehtësojë punën tonë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë. Policia e Kosovës, në këtë rast dhe departamenti i kufirit ka një bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadën në Prishtinë.


Janë duke vazhduar dhe trajnimet e policisë kufitare nga instruktorët  e policisë gjermane. Ashtu siç i zotohemi qytetarëve tanë, i zotohemi dhe aleatëve tanë që sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mbetet parakusht si progres i vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Ai po ashtu tha se e falënderon shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro. “Shpresoj që bashkëpunimi ynë do të thellohet e rezultatet do të rriten”, tha ai.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se ”Kemi një partneritet të ngushtë prej dy dekadash. Ky donacion i sotëm shpresoj shumë që nuk do të kontribuoj vetëm në sigurinë e Kosovës por në sigurinë tonë të përgjithshme. Ka pasur dhe ndihma të tjera që kemi ofruar dhe kjo tregon se sa i ngushtë është bashkëpunimi ynë”.

Ndryshe, ky donacioni përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori