Gjermania cakton ndërmjetësuesin e saj për Maqedoninë (Cicërimë)
Ministria e jashtme gjermane, përmes profilit zyrtar në rrjetin social ''Twitter'' bën të ditur se ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka caktuar një ndërmjetësues për krizën politike në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori gjerman në Austri, Johannes Haindl, ka marrë besimin e ministrit Steinmeier që të jetë ndërmjetësuesi për Maqedoninë. Ai është urdhëruar që të bashkërendojë aktivitetet me BE-në dhe SHBA-të, për të mbështetur ndërmjetësimin./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































