Jens Thurau
Ta themi qysh në krye të herës: populistët e djathtë të “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) nuk ofrojnë asgjë; asgjë fare për zgjidhjen e problemeve në vend. Tema e vetme e tyre është se refugjatët janë shkaku i të gjitha problemeve. Ata bëjnë sehir kur në demonstratat e tyre bëhen përshëndetje hitleriane; ata heshtin kur sulmohen restorantet hebreje. Tema të tjera – mungesa e banesave, çështjet sociale – atyre nuk u interesojnë.
Por, ata kryesojnë në sondazhin e fundit të ARD-së për herë të parë kundrejt socialdemokratëve (SPD) – partisë prestigjoze, partisë më të vjetër gjermane. E ky është vetëm fiksimi i një çasti në një zhvillim, që ende nuk ka marrë fund. Në landet lindore të Gjermanisë, AfD-ja sipas anketimeve arrin mesatarisht vendin e parë.
E megjithatë: 82 për qind e të pyeturve në sondazh nuk kanë vendosur për AfD-në. Po të hedhësh një sy në vendet e tjera evropiane kupton që Gjermania megjithatë rezulton mjaft mirë. Në Itali populistët janë në pushtet, Hungaria dhe Polonia qeverisen prej populistëve. Ndërsa, në Uashington gjëmon Donald Trumpi. 18 përqind e të pyeturve pra do të votonin për AfD-në, një parti antidemokratike, ksenofobe, plot reminishenca, pa empati për minoritetet. Një parti e cila vë në pikëpyetje ndarjen e pushteteve.
A janë këta 18 për qind të gjithë edhe të këtij mendimi?
Në fakt jo. Nëse në Chemnitz, ashtu sikurse ndodhi, mijëra qytetarë i bashkohen një marshimi në demonstratë, në krye të së cilës himnizohet Adolf Hitleri dhe bëhet thirrje për të sulmuar shtetin, atëherë kjo më keq s’ka ku të vejë. Por, kjo është edhe shenjë, që njerëzit nuk gjejnë një vend tjetër, në të cilin të munden të shkarkojnë indinjatën dhe zhgënjimin e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për azilkërkues dhe probleme bashkëjetese, por ndër të tjera edhe për këtë. Këtu është fjala për vlerësim, respekt, ndjenjës, se nuk të marrin seriozisht, kur në një botë të pasigurt po shtohen gjithnjë e më shumë frikërat.
Prej shumë kohësh të gjitha partitë i kanë lënë pas dore temat thelbësore si mungesa e banesave, pabarazia sociale. Nga një atmosferë e tillë gjithmonë historia ka treguar, se pavarësisht ku, përfitojnë ata që i thjeshtojnë më së shumti gjërat dhe nxisin urrejtjen. Por, në Gjermaninë e pasluftës, fillimisht vetëm në Perëndim, ka qenë ndryshe. Nisur nga përvoja prej krimeve të tmerrshme të nazistëve, shumica e gjermanëve mendonin për pajtim, maturi dhe sa më pak debate polarizuese. Tani gjërat kanë ndryshuar. Anë e mbanë ndihet acarimi, në rrugë e nëpër qytete.
Politika e vjetër, e etabluar luan rolin e vet këtu: e pështjelluar në grindje të hapura, për muaj të tërë, pa impulse të vërteta për zgjidhje lidhur me politikën e azilit. Hesht gjithashtu, që prej kohësh në qeveri ka një konsensus, që në thelb duhen mbyllur kufijtë e Evropës. Kushdo e kupton, se këtu kemi të bëjmë edhe me larje personale hesapesh, si p.sh. mes kancelares dhe kritikëve në radhët e saj, kryesisht në radhët e kristiansocialëve, partisë bavareze simotër e kristiandemokratëve të kancelares. Ndërsa, ne mediet nuk ia dalim që një pjesë të popullsisë, e cila voton për AfD-në pa qenë vërtetë ekstremiste e djathtë, ta vlerësojmë poizitivisht dhe ta pasqyrojmë atë vërtetë ashtu siç është me motivet e saj.
Tani është e nevojshme që shoqëria duhet ta mësojë nga e para bashkëbisedimin. Njerëzit e arsyeshëm në të gjitha partitë e etabluara – të tillë ka – duhet t’i çojnë ato në parada e t’u japin mikrofonin për të mbrojtur demokracinë. Ndërsa mediet duhet të kujtojnë një parim të vjetër e të mirë të tyren: të raportojnë. Jo duke u bërë palë vetëm me një anë – e jo vetëm me një anë të mirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi