LAJMI I FUNDIT:

Gjermani: Dënime marramendëse për ata që nuk përdorin prezervativë gjatë marrëdhënieve me prostituta

Gjermani: Dënime marramendëse për ata që nuk përdorin prezervativë gjatë marrëdhënieve me prostituta

Qeveria gjermane ka miratuar sot projekt propozimin e një ligji, që kërkon kontroll më të mirë të prostitucionit dhe kushte më të sigurta për punonjëset e seksit, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të prezervativëve.

Akti i vitit 2002 në Gjermani legalizoi prostitucionin me të cilin punëtoret e seksit kanë marrë përfitime sociale, por kjo kishte quar deri tek një bum tek shtëpitë publike të parregulluara, që më vonë kërkuan kontrolle më të forta, transmeton Telegrafi.

Por sot projektligji i miratuar përcakton rregulla të rrepta për shtëpitë publike dhe stafin që punon në to. Punëtoret e seksit obligohen të regjistrohen, dhe të marrin këshilla mjekësore të paktën një herë në çdo dy vjet.


Ligji i cili duhet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, parashikon gjoba deri në 50.000 euro për shkelësit.

Zëdhënësi i ministrisë së punëve të familjes dhe femrave, ka deklaruar se do të jetë i vështirë kontrolli i përdorimit të prezervativëve, por është e rëndësishme “vendosja e standardeve”, që mbështetet punonjëset e seksit që kërkojnë përdorimin e tyre. /Telegrafi/