LAJMI I FUNDIT:

Gjeniu 9 vjeçar nga Belgjika largohet nga universiteti – shkak, data e diplomimit

Gjeniu 9 vjeçar nga Belgjika largohet nga universiteti – shkak, data e diplomimit

Një fëmijë belg, i cili kishte shpresuar të mbaronte universitetin në Holandë këtë muaj, ka vendosur të braktisë atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit e Laurent Simons, nëntë vjeç, donin që ai të diplomohej para ditëlindjes së tij në 26 dhjetor, në mënyrë që ai të mund të ishte i pari i diplomuar në universitet nën 10 vjeç.

Por Universiteti Eindhoven u tha atyre se kishte ende shumë provime që Laurent duhej të përfundonte para kësaj.


Kështu, prindërit e tij refuzuan një ofertë për një datë të diplomimit në mes të vitit 2020 dhe menjëherë e larguan atë nga aty.

Laurent, me prindërit e tij Lydia dhe Alexander

Laurent duhej të përfundonte gradën tre vjeçare të inxhinierisë elektrike në vetëm 10 muaj, në mënyrë që të mund të plotësonte afatin e tij të ditëlindjes.

Madje, Alexander Simons, babai i Laurentit, tha për mediat holandeze se universiteti e kishte kritikuar atë për vëmendjen e mediave për djalin e tij.

“Na u tha që me vëmendjen e mediave kemi bërë shumë presion ndaj fëmijës tonë, dhe se nëse vazhdojmë, do të duhej të bëhej një ekzaminim psikiatrik”, i ka thënë ai gazetës holandeze De Volkskrant.

“Nëse një fëmijë mund të luajë mirë futboll, të gjithë mendojmë se vëmendja e mediave është e madhe. Djali im ka një talent tjetër. Pse nuk duhet të jetë krenar për këtë?”.

Llogaria në Instagram e Laurent Simons postoi gjithashtu një pamje nga një email që universiteti u kishte dërguar muajin e kaluar në lidhje me datat e mundshme të diplomimit të dhjetorit.

Universiteti u tha prindërve të Laurent Simons se ai nuk do të ishte në gjendje të diplomohej para ditëlindjes së tij të 10-të

Në një deklaratë, Universiteti i Teknologjisë në Eindhoven tha që nuk do të ishte e mundur që Laurent të përfundojë kursin përpara se të mbush 10, ndërsa gjithashtu zhvilloi “pasqyrë, kreativitet dhe analiza kritike”.

Nëse ai do të nxiste kursin, thoshte deklarata, zhvillimi i tij akademik do të “vuante”.

Universiteti gjithashtu paralajmëroi kundër vendosjes së “presionit të tepërt ndaj këtij studenti nëntë vjeçar”, i cili, siç thuhet, kishte “talent të paparë”.

Familja nuk ka caktuar ende një datë fillimi në universitetin amerikan, ku Laurent do të studiojë për një doktoraturë në inxhinieri elektrike.

“Ne nuk duam të bëjmë presion ndaj tij”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Fun
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Fun
Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori